• |
ide | kryesore

Procesi i Berlinit, sot zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

Lajme, Të fundit



Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”

Forumi do të hapi punimet në orën 09:00.

Fjalën hapëse pritet ta mbajnë Kryeministri Edi Rama, Ines Muçostepa, Presidente e Unionit të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri dhe Olivier Becht, Ministër i tregtisë me jashtë dhe ekonomisë në Francë. Punimet, sipas axhendës së publikuar janë të ndara në disa panele, dhe fundi i forumit pritet të jetë në orën 18:30.

Forumi do të mbledhë së bashku ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë të Procesit të Berlinit, me fokus avancimin e tregut të përbashkët rajonal, për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.

Ky forum pritet të reflektojë mbi arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e këtij plani dhe avancimin e agjendës së integrimit rajonal nëpërmjet mbështetjes në kuadër të Procesit të Berlinit, si një instrument shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian. Në këtë takim, do të diskutohet mbi lehtësimin e tregtisë dhe reduktimin e barrierave, integrimin e tregjeve, rritjen e bashkëpunimit rajonal, integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit dhe përgatitjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor për një integrim eventual në Eurozonë.

Gjithashtu, diskutimet do të përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së. Në këtë kuadër, do të diskutohet edhe lidhur me sfidat kryesore për përmirësimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, në mënyrë që të përcaktohet orientimi politik dhe hapat konkretë, në kuadër të Procesit të Berlinit, sa i takon mbështetjes që duhet të marrin vendet e rajonit.



4 Comments

  1. Po Open Ballkan o lider global?!?!Apo vari lesht u prishen ca lek lart e posht dhe pastaj themi jemi te varfer ne.Jo o i Cmendur jemi te vjedhur.Apo bere ca xhiro me avion personal dhe pensionistet nuk hane dot ad buke thate.Turp e faqe zeze per ty dhe ata qe te lepihen ty more i Cmendur.

    1. Pas hapjes se negociatave me dekorimin e ambasdoreve te shqiperise ne 2016 ne pallatin e kongreseve , po presim akoma te hapen negociatat pas 7 vitesh qae jane hapur , kuptohet rama i hap por per tu hap hapen nga BE ne te vertete! kjo ska asnje problem per ramen, pasi populli kar dhe liridashe shqiptar eshte shume i lumtur qe negociatat jane HAPUR

      e verteta eshte ndryshe dhe shume e hidhur, qe nga bllokimi i BE me mosmiratimin e ligjeve NGA RAMA dhe PS ne 2009, me sebepine qarkut te Fierit, nuk ka asnje progress te prekshem!

      nga 2009 deri me 2023 jane 14 vite, qe RAMA e ka larguar EUROPEN nga shqiperia. Sot hyrja ne EUROPE eshte edhe me larg se sa ishte ne 2009

      por por : fajin e ka saliu! 😛 😛

      Ky popull kurve meriton ta cojne ne jo ne Europe por ne Zululand!

  2. Franca do na jape leksione mbi te mirat e “tregut te perbashket rajonal”, bga ana tjeter mbeshtet sanksionet ndaj Kosoves madje kercenon se do ti shtoje ato deri ne moslejimin e levizjes se lire ne Evrope per shtetasit kosovare.
    E gjitha kjo sepse Serbia, historikisht e perkedhelura e Frances, nuk firmosi “planin francez” ne takimin e Ohrit nderkohe qe Kosova ishte e gatshme ta bente. E megjitheate, sanksionet iu vune Kosoves, madje Serbia “u inkurajua te vazhdoje qendrimin konstruktiv”.
    A ka me estrade se kjo.?
    Fuck EU!

    1. patjeter qe ka estrade edhe me te madhe, Eskobari qe lufton serbet ne bosnje me fleterrufe per Dodikun, si dhe Kristofer Hillin qe stha gjysem fjale per vrasjen e policit !

      Estrada qendrore sot eshte ne Departamentine Shtetit ne USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *