• |
ide | kryesore

Video/ Gasperini i tërbuar, nxjerr jashtë gazetarin nga konferenca për shtyp

-Instant, Sport, Video
Gasperini



Fitorja e arritur kundër Cagliari nuk mjaftoi për të qetësuar shpirtrat te Atalanta. Gasperini është përplasur me një gazetar gjatë konferencës për shtyp dhe e ka përzënë atë nga salla e shtypit. “Turp të kesh, me cfarë fytyre vjen këtu?”, ishin fjalët e teknikut kundër reporterit. Një reagim i fortë që sigurisht ka befasuar shumë të gjithë ata që ishin prezent në konferencën për shtyp. Por cila ishte arsyeja që Gasperini reagoi kështu?

PRECEDENTI

Javët e fundit, Gian Piero Gasperini ka qenë në qendër të polemikave për deklaratat e bëra nga Maehle. “Na torturonte, e kishim frikë”, ishin akuzat e mbrojtësit kundër ish-trajnerit të tij. Fjalë të forta të cilat më pas u morën mbrapsht nga vetë Maehle të nesërmen, kur kuptoi se kishte shkaktuar një tërmet mediatik. “Fjalët e mia janë keqkuptuar dhe përkthyer keq, Gasperini është një trajner i madh”, deklaroi gjermani duke mbyllur polemikën. Sidoqoftë, shumë gazeta e shfrytëzuan këtë për të kritikuar trajnerin torinez, duke ripërsëritur problemet e mëparshme me Papu Gomez dhe portierin Gollini.

Lexo më tej: Maehle akuza të rënda për trajnerin e Gjimshitit: “Sjellje diktatoriale, menaxhim i bazuar te frika”

GASPERINI SHPËRTHEN NË KONFERENCË PËR SHTYP

Kur trajneri i Atalanta, pas ndeshjes kundër Cagliari, e pa gazetarin të ngrinte dorën për t’i bërë një pyetje, ai reagoi në këtë mënyrë: “Nuk mund të më bësh pyetje pas artikullit që ke shkruar. As mos eja në konferencë. Ose dërgo një tjetër ose shkruaj çfarë të duash… Ke shkruar një artikull të turpshëm, duhet të kesh turp nga ajo që ke shkruar. Shumë komode kështu…. Por çfarë fytyre ke të vish këti? Po si vjen përsëri te unë?”. Eshtë e panevojshme të thuhet se videoja u bë menjëherë virale në internet.

Lexo më tej: Video/ “Një k*r ke fituar”: Gasperini sherr me tifozin e Milan, e godet me… panine

https://youtu.be/SmD9aSfJ3qs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *