• |
ide | kryesore

Video/ Milik ngjit Juventus në vendin e dytë: Ramadani nuk mjafton që Lecce të rezistojë në Torino

-Instant, F1, Sport, Video
Juventus



Në ndeshjen e parë të javës së gjashtë të Serie A, Juventus mundi Lecce 1-0 brenda mureve të Allianz Stadium. Goli i Milik në minutën e 57′ ka mjaftuar që bardhezinjtë të marrin tre pikët ndaj verdhekuqve. Pjesa e parë u menaxhua dhe pothuajse u dominua nga të besuarit e teknikut D’Aversa. Lecce megjithatë nuk arriti të bëjë keq dhe u rrëzua në pjesën e dytë. Një intuitë e polakut në spondin e Rabiot vendosi ndeshjen. Ramadani nuk mjaftoi për të mbajtur pikën në Torino. Mesfushori i kombëtares u zëvendësua pastaj në minutën e 70′ nga Kaba që doli me të kuq në minutën e tretë shtesë. Bardhezinjtë ngjiten për momentin në vendin e dytë, me 13 pikë.

VETËM CHIESA E SHUMË LECCE

Allegri konfirmoi Szczesny mes shtyllave pas gabimeve në Reggio Emilia. Tekniku e nisi fillimisht me Milik në vend të Vlahovic. Lëvizje në formacion edhe për D’Aversa, i cili megjithatë nuk hoqi dorë nga sulmuesi Krstoviç dhe shpërthimet e Almqvist. Juventus, falë një Lecce me besim të madh, vuajti për të marrë kontrollin e ndeshjes dhe për të fituar terren. Qarkullimi i zgjatur i topit i verdhekuqve, të cilët kanë te Krstovic një pikë të rëndësishme referimi për manovrën, përfundoi duke dekurajuar bardhezinjtë. Juventus ishte shumë i vëmendshëm në fazën e mbrojtjes, por ndoshta ende pak i trullosur nga disfata ndaj Sassuolo.

Lexo më tej: Sassuolo-Juventus, Berardi e faulli i polemikave: dizenjatori Rocchi kërkon të mbrojë arbitrin Colombo

Ai që zgjoi Zonjën e Vjetër, pas disa përpjekjeve të ndrojtura, ishte i zakonshmi Chiesa. Numri 7, pak para gjysmë ore, u fut në zonë me kohën e duhur, por më pas diagonalja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Shumë pak për turmën në Allianz Stadium, që fishkëlleu bardhezinjtë në fund të pjesës së parë.

GOLI ÇLIRUES I MILIK

Milik i ktheu murmuritjet në duartrokitje, pasi në fillimin e pjesës së dytë (57′) dërgoi në rrjetë spondin me kokë të Rabiot. Goli i parë i sezonit për polakun, që zhbllokoi veten dhe… zhbllokoi mendërisht edhe Juventus. Bardhezinjtë ishin më të lirë në çdo kuptim që nga ai moment. Goli i ish-sulmuesit të Marseille i ktheu besimin bardhezinjve, të cilët janë më të rrezikshëm përpara dhe gjithmonë të blinduar nga pas. Ka kohë edhe për hyrjen e Vlahovic (në vend të Milik). Pastaj edhe aktivizimi i Gatti, protagonisti i autogolit skandaloz në Reggio Emilia, në fushë në pjesën e dytë në vend të Rugani. Lecce tentoi deri në fund të shmangë humbjen e parë në kampionat, por dështoi edhe për shkak të përjashtimit përfundimtar të Kaba (karton i dytë i verdhë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *