Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve. Ai i bëri këto komente në rrjetin X, të njohur deri vonë si Twitter pas bisedave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën e krijuar pas sulmit të së dielës mbi policinë e Kosovës në veri, nga një grup i armatosur që vrau një oficer policie.
“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër policisë së Kosovës dhe shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë përkushtimet (e marrëveshjes) së Ohrit”, shkroi ai.
Spoke with PM @albinkurti of the heinous attack Sunday in Kosovo. Strongly condemned violence against Kosovo Police; expressed condolences on the loss of Sergeant Afrim Bunjaku. Both sides must return to the EU-facilitated Dialogue and implement Ohrid commitments.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023
Ndërsa me presidentin serb Vuçic, ai shkroi: “Fola për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, – shkroi zoti Chollet.
Spoke to President Vucic @predsednikrs on the importance of immediate de-escalation in the north of Kosovo and avoiding actions which could further inflame tensions. The tragic loss of life underscores the urgent need to restore calm and return to the EU-facilitated Dialogue.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023
Vrasja e policit të Kosovës në sulmin e së dielës nga një grup i armatosur që çoi në përleshje në të cilat u vranë 3 pjesëtarë të grupit, ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit. Sulmi ndodhi në një periudhë përpjekjesh të vështira për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi, raundi i fundit i të cilave që u mbajt më 14 shtator në Bruksel, nuk shënoi ndonjë përparim.
Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërmjetësoi në muajin shkurt në Bruksel dhe më pas në muajin mars në Ohër një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por nuk pati asnjë hap domethënës për zbatimin e saj. /VOA
ne fillim sulmuan ushtaret e kforit, ku disa prej tyre u plagosen dhe jane calaman sot
Pastaj moren peng policet dhe i cuan ne serbi
ndersa tani bejne sulm me 30 veta me super armatime
ca karin do me shume chollet qe do asosacionin! realisht republika srpska ne kosove!
Urgjente i thone ne Amelike kur telefonon pas dy ditesh?
U paska thenr ky burri, qe nuk e di kush eshte, qe te kthehen ne tryezen e bisedimeve.
Per cfare do te bisedojne kur Vucici shpall dite zie per terroristet qe vrane policin kodovar ne krye te detyres ne atdheun e tij.
Ku eshte ai qafderri Eskobar? Ku i ka ato konstatimet per serbine konstruktive e Kurtin qe duhet te pranoje kushtet qe i ve Lajcaku filoserb e Bordelli spanjoll?
Dash, mblidh mendjen, kush edhte per bisedime e marreveshje, Kurti qe kerkon zbatimin onbloc te marreveshjes qe propozuat ju ne Oher apo Vucici “konstruktiv” qe deklaron menjehere pas ngjarjes se nuk do ta njohe kurre Kosoven e pavarur dhe shpall dite zie kombetare per terroristet e vrare.
Populli ka nje proverb: “Hesapi i shtepise, nuk del njesoj edhe ne pazar”, pra ndryshe behen llogarite me harta 3D e whisky perpara dhe ndryshe dalin ne terren.
Kombet nuk mund te copetohen apo bashkohen fale vijave qe hiqen me laps ne hartat 3D.
Lindja e Mesme, Afghanistani, Iraku, Siria, Ukraina e Kosova jane deshmi e ketij réaliteti, i cili nuk ndryshon me vizita, tryeza apo telefonata, nderkohe qe popujt paguajne haracin dhe perballe me luften dhe shkaterrimin…