• |
ide | kryesore

Video/ Teuta nuk mund dot as vendin e fundit: 0-0 me Kukësin, Martini ka shumë punë për të bërë

-Instant, Sport, Video
Teuta



Edi Martini debuton me një pikë në pankinën e Teutës, dy ditë pasi u ul në pankinën bregdetare. Durrsakët kanë barazuan 0-0 me Kukësin në “Niko Dovana”, duke shfaqur limitet e të dy skuadrave që ende në fundin e renditjes. Teuta krijoi volum lojë dhe intensitet, por rastet më të rrezikshme i kishin të besuarit e Nicës.

Shumë pak kohë në dispozicion për të ndryshuar gjërat, por Martini e provoi me atë që kishte mundësi. Teuta zhvilloi një lojë ofensive, duke e patur të qartë se ishte ndeshja në të cilën duhej marrë fitorja. Kukësi nga ana tjetër, pas fitores së parë në kampionat, arriti të bëjë rezultatin e dytë radhazi pozitiv. Nica duket se ka korigjuar dicka në prapavijë, duke rezistuar ndaj presionit të Dacit, Filit e Gjumsit.

Durrsakët në fakt arritën të shënojnë në minutën e 55′ , por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Nuk bënë punë protestat e vendasve, që rrezikuan në të majtën e Salamit.

Gabime e pasiguri në të dy ekiupet, sidomos në pasimin e fundit apo finalizim. Mjaftueshëm që ndeshja të mbyllej me rrjeta të paprekura. Nga një pikë për të dy skuadrat, që mbeten një pikë larg njëra-tjetrës në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Lexo më tej: Video/ Me 10 lojtarë Vllaznia shembet nën goditjet e Isgandarli e Dwamena: Egnatia e vetme në krye



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *