• |
ide | kryesore

Video/ Me 10 lojtarë Vllaznia shembet nën goditjet e Isgandarli e Dwamena: Egnatia e vetme në krye

-Instant, F1, Sport, Video
Isgandarli



E para e pakontestuar. Egnatia nuk zhgënjen edhe në Loro Borici, duke u imponuar me një 2-0 të pastër ndaj Vllaznisë. Vendimtar episodi i minutës së 16′ kur Dragoshi u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së VAR. Me 10 lojtarë skuadra e Memellit nuk rezistoi dot. Isgandarli dhe Dwamena fundosën goditjen, duke vazhduar ecurinë pozitive përballe kuqebluve. Tetova tashme mund të relaksohet i vetëm në krye të renditjes, në javën e gjashtë të Superiores.

Dy pikë ndanin skuadrat dhe luhej për kreun e renditjes. Ndeshja u ndikua nga një episod i minutës së 16′. Dragoshi bëri një ndërhyrje të ashpër, që për arbitrin meritonte kartonin e verdhë. VAR ndërhyri në këtë moment, duke e bërë arbitrin të ndryshonte mendim. Karton i kuq për Dragoshin, qё la shkodranët në inferioritet numerik. Nga aty u bë fare e thjeshtë për të besuarit e Tetovës, që provuan me Fernando e Dwamena. Përpara Qarrit kuqeblutë mbroheshin me shumë forca, ndërsa goditjet standarde ishin momentet e vetme kur VIlaznia shtyhej përpara.

Lexo më tej: Video/ Liço shënoi një penallti e humbi dy, por Skënderbeu thyen Erzenin: penalltia për shijakasit, erdhi vonë

DY GOLAT QË VENDOSËN NDESHJEN

E megjithatë, në fillimin e pjesës së dytë, Isgandarli zhbllokoi ndeshjen. Një aksion i shpejtë i vertikalizuar në zonë për sulmuesin anësor, diagonalja e të cilit ishte e pakapshme për portierin. Goli i Isgandarli ishte qetësues për Egnatian, që nisi te qarkullonte topin dhe të luante pa presionin e rezultatit.

Në kërkim të barazimit, Vllaznia bëri një përpjekje për të dalë në anët e Sherrit dhe madje provoi ta befasonte. Në fund, një gabim i Stojanovic solli edhe golin që vulosi rezultatin në 2-0. Fernando shërbeu pèr Dwamena, që nuk është nga ata që gabon. Goli i gjashtë në gjashtë ndeshje dhe kreu i golashënuesit më të mirë të kampionatit për ganezin. Ashtu si ai i renditjes për Egnatian, tashmë në kuotën e 13 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *