• |
ide | kryesore

Broja duhet të gjejë skuadër, Pochettino mesazh për Osimhen: “Po punojmë që tani për janarin”

-Instant, F1, Sport
Pochettino



Mauricio Pochettino ‘paralajmëron’ Napolin, që është në polemika me sulmuesin e tyre Victor Osimhen. Nëse me nigerianin nuk shërohen disa ‘fraktura’, flitet për një transferim të mundshëm në merkaton e ardhshme, atë dimërore. Emrat e blerësve të mundshëm që qarkullojnë janë ata të Chelsea dhe Al Hilal. Ndërkohë, duke folur në një konferencë për shtyp, tekniku i Blues ka zbuluar se “sigurisht që tashmë jemi duke punuar për merkaton e janarit”.

“Por ne po punojmë gjithashtu – shtoi Pochettino – në rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar, si Nkunku. Ai do të na ndihmojë të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më solid”. Tekniku i Chelsea më pas përsëriti qëndrimin e tij për faktin se në futbollin e sotëm luhet shumë. Argjentinasi sqaroi se “sigurisht që ka elementë që nuk mund të përballojnë 70 ndeshje. Por për ne trajnerët bëhet e vështirë, sepse çdo lojtar do të donte gjithmonë të luante. E është edhe presioni për të fituar. Me pak fjalë, është një argument i vështirë dhe një temë e ndërlikuar”.

Lexo më tej: Video/ Në fushë gati një vit nga dëmtimi: debuton Broja, Chelsea humbet me 10 lojtarë. Liverpool i dyti

Nëse, ashtu si duket, Chelsea do të hidhet i gjithi në janar për Osimhen, shanset për Armando Brojën duken të mbyllura. Shkodrani, që vjen nga një vit jashtë fushave për shkak të dëmtimit, duhet të shohë për një skuadër tjetër, ku të mund të ketë më shumë minuta dhe të kthehet në formën e tij më të mirë me qetësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *