• |
ide | kryesore

Idris Elba: Kam kërkuar terapi, shkak puna

Paparazzi



Idris Elba i është drejtuar ndihmës së terapisë për ta ndihmuar atë të heqë një “ves jo të shëndetshëm” që ka ndikuar në stilin e tij të jetesës.

Duke u paraqitur në podkastin “Changes me Annie Macmanus”, aktori britanik zbuloi se ai kërkoi terapi  vitin e kaluar. “Në terapinë time, unë kam menduar shumë për ndryshimin. Nuk është për shkak se nuk më pëlqen vetja apo diçka e tillë, është thjesht sepse kam disa zakone të pashëndetshme. Dhe unë punoj në një industri që shpërblehem për ato zakone jo të shëndetshme.”, u shpreh Idris.

Elba, i cili është një nga personazhet që zbukuron kalendarin Pirelli 2024, tha se “deshiron patjetër” të gjejë aktivitete që e ndihmojnë atë të çlodhet, por pranoi se ai e gjen punën relaksuese.

“Gjëja është se gjërat që më bëjnë të relaksuar përfundojnë të jenë punë,” shpjegoi aktori. “Studioja ime në shtëpinë time, më pëlqen të jem këtu.”

“Unë mund të punoj 10 ditë në një film, sekuenca nënujore duke më mbajtur frymën për gjashtë minuta, dhe të kthehem e të ulem në studio dhe të ndihem i relaksuar, më shumë sesa të ulem në divan me familjen – gjë që është e keqe apo jo ? Kjo është pjesa ku unë duhet të normalizoj atë që më bën të qetë, nuk mund të jetë e gjitha punë, “shtoi ai./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *