• |
ide | kryesore

Selena Gomez: Largimi nga rrjetet sociale, shkak Justin Bieber

Paparazzi, Slider



Selena Gomez po reflekton për një nga kapitujt më të vështirë të jetës së saj.

Në numrin e fundit të Fast Company, themeluesja e Rare Beauty shpjegoi se si ndarja e saj me Justin Bieber dhe diagnoza bipolare e çuan atë në një pushim të gjatë nga mediat sociale.

“Sapo më ishte thyer zemra. Nuk doja të shikoja se çfarë po bënin të tjerët”, tha këngëtarja e “Single Soon” për revistën. “Pastaj ishin ato momente kur nuk ndihesha mirë për mënyrën se si dukesha për shkak të asaj që do të shihja në Instagram. Doja që trupi im të dukej kështu.”

Në vitin 2018, Gomez dhe Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare. Në të njëjtën kohë, këngëtarja e “Lose You to Love Me” u diagnostikua me çrregullim bipolar. Sot Bieber është i martuar me gruan Hailey dhe Gomez ka konfirmuar se është beqare.

Në vitin 2020, muzikantja ndau lajmin e diagnozës së saj për herë të parë gjatë një bisede me Miley Cyrus – një zgjedhje që ajo bëri për të frymëzuar fansat  që ishin aty për ta mbështetur atë në faza të ndryshme të jetës së saj.

“Kam pasur një përgjegjësi në moshë shumë të re, të rinjtë më kishin idhull. Nuk e dija kush isha. Mendoja se ndoshta do të ishte e dëmshme t’u tregoja njerëzve kush jam unë. Filloi të bëhej një kërcënim që më trembi.”/Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *