• |
ide | kryesore

Fiorentina shpëton në fund me Ferencvaros: Nordsjaelland, “tërmet” 7-1 ndaj Ludogorets

-Instant, Sport, Video
Fiorentina



Në raundin e dytë të grupeve të Conference League nuk kanë munguar golat e rezultatet surprizë. Fiorentina rikuperon në fund për të barazuar 2-2 në Franchi ndaj Ferencvaros të Dejan Stankovic. Epërsi e dyfishtë për hungarezët. Në pjesën e parë shënoi Varga (25′) dhe më pas, në fillim të pjesës së dytë, Cisé (50′). Në pjesën e dytë Italiano e rikthen fatin e ndeshjes me zëvendësimet. Barak (66′) dhe Ikoné (93′) sigluan barazimin që i jep një pikë italianëve. Violat tani janë në kuotën e 2 pikëve në grup, dy pikë pas Genk dhe Ferencvaros.

Në kampionatin e kaluar, më 30 prill 2023 si trajner i Sampdorias, Dejan Stankovic u largua nga Franchi me rezultatin 5-0. Tani me hungarezët pothuaj u hakmor. Pothuajse. Fiorentina ishte inekzistente për pjesën më të madhe të ndeshjes, por e aftë për të kapërcyer avantazhin e dyfishtë të një Ferencvaros absolutisht të besueshëm që iu afrua fitores së njëmbëdhjetë radhazi. Golat e Barak dhe Ikone (asist i Nico) ndikuan në një ndeshje në të cilën Violat e treguan veten vetëm në pjesën e dytë. Madje iu afrua 3-2 me Gonzalez në fund fare. Golat e shënuar nga Varga dhe Cissé kishin hapur një hendek që në fillim dukej i paimagjinueshëm. Barak zvogëloi defiçitin fillestare dhe Ikoné rigjeti raportin me golin duke bërë 2-2 pas një aksioni të krijuar nga Parisi, aktivizimi i të cilit ndryshoi Fiorentinën.

Lexo më tej: Video/ Fitore e madhe e Ballkanit, Kryeziu e Hamidi shtypin Dinamo Zagreb në Conference League

REZULTATET E MBRËMJES

Europa Conference League Group E
Aston Villa 1-0 Zrinjski Mostar
AZ Alkmaar 1-0 Legia Warszawa
Europa Conference League Group F
Cukaricki 0-2 Genk
Fiorentina 2-2 Ferencvaros
Europa Conference League Group H
FC Nordsjaelland 7-1 Ludogorets Razgrad
Spartak Trnava 1-2 Fenerbahce
Europa Conference League Group G
Aberdeen 1-1 HJK Helsinki
PAOK FC 2-1 Eintracht Frankfurt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *