• |
ide | kryesore

“Topin përpara dhe kaq”: Cassano kontrovers edhe për Leao, portugezi përgjigjet në rrjetet sociale

-Instant, Sport, Video
Leao



Pas ndeshjes në Dortmund, UEFA e shpërbleu me çmimin MVP të ndeshjes, por loja e Rafael Leao ndaj verdhezinjve duket se nuk i ka pëlqyer të gjithëve. Ndër kritikët më të zjarrtë të performancës së portugezit është Antonio Cassano. Ai sulmoi ashpër numrin 10 të Milan, duke e akuzuar atë se nuk mbron fare dhe nuk është vendimtar: “Atij i mungon gjithmonë 1 për të bërë 31 – tha Fantantonio -. Ai bën dy galopime me shpejtësi të plotë, topin përpara dhe kaq. Ai kurrë nuk goditi në portë, zero asiste dhe gaboi veprimin vendimtar”.

Lexo më tej: Leao shkatërrimtar, Pulisic e Okafor mposhtin Lazio e mbajnë Milan në krye

Një sulm frontal që shkaktoi reagimin e lojtarit të Milan, i cili e postoi videon në Twitter, duke komentuar me emoticon të ndryshëm të fytyrave të qeshura dhe kllounëve. Një luftë e vërtetë në rrjetet sociale sapo ka nisur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *