• |
ide | kryesore

Video/ Shkopinj kokës: plas sherri i dhunshëm në Kukës, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës rrihen keq

-Instant, F1, Sport, Video
Kukës



E të mendosh që ishte në fushë asnjëanëse. Në Kukës ka plasur një dhunë e ashpër mes tifozëve të Vllaznisë e Tiranës, pasi Klasikja e futbollit shqiptar u luajt në qytetin veri-lindor e jo në Shkodër për shkak të punimeve në Loro Boriçi. Sapo ka përfunduar ndeshja me fitoren 0-1 të bardhebluve, jashtë stadiumit është krijuar një kaos i vërtetë. Shkopinj, sende të forta dhe mjete rrethanore janë përdorur nga dy tifozeritë për të rrahur njëri-tjetrin.

Ende nuk është e qartë nëse tifozët e Vllaznisë provkuan të irrituar nga humbja e skuadrës së tyre, apo ata bardheblu u tallën me kundërshtarin të ndjerë superiorë nga fitorja. Sipas një rindërtimi të shpejtë të ngjarjes sherri ka shpërthyer në një vend pushimi në Reps. Tifozët shkodranë kanë zbritur nga autobusi duke ofenduar ata kryeqytetas. Reagimi i Fanatics ka sjellë pështjellimin e situatës dhe sherrin e dhunshëm me sende të forta.

VIDEO E DHUNËS

Në videon e publikuar nga BalkanWeb dhe vetë tifogrupi bardheblu “Tirona Fanatics” shihen pamje të dhunës. Ngjarje që duhet të qëndrojnë jashtë futbollit, por që shpesh është e pamundur t’i ndash. Në fakt, edhe gjatë ndeshjes pati probleme në distancë mes dy tifozërive. Forcat e sigurisë në stadium parandaluan konfliktimin e tyre në impiant, por jashtë “Kukës Arena”, situata ka nga kontrolli.

Lexo më tej: Pezullim e jo shkarkim: Tirana bën njoftimin, por skuadra i kalon teknikut Ahmataj

Sa për kronikë, ndeshja përfundoi me fitoren e Tiranës në sekondën e fundit. Dy tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite. Një precedent i tillë ka ndodhur edhe në vitin 2014 kur dy tifozëritë u përplasën në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”.

https://www.youtube.com/watch?v=YqtjHpiqgsc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *