• |
ide | kryesore

Ryan Reynolds flet për problemet me shëndetin mendor

Paparazzi



Ryan Reynolds ka folur së fundmi për shëndetin e tij  mendor.

Aktori u nderua në qytetin e Nju Jorkut të hënën mbrëma në Bring Change to Mind’s 11th Annual Revels & Revelations Gala, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në shëndetin mendor e bashkëthemeluar nga aktorja Glenn Close.

Duke folur ekskluzivisht për Page Six në këtë ngjarje, Reynolds, iu drejtua vështirësive të tij duke zbuluar se ai e gjen veten shpesh herë jashtë kontrrollit.

“Jo gjithmonë mirë, për të qenë i sinqertë,” u përgjigj ai, kur u pyet se si e ruan ekuilibrin e tij mendor. “Unë sigurisht që kam ritualet e mia të vogla dhe ato lloj gjërash që më ndihmojnë të qëndroj  me këmbë në tokë dhe që të mos dalë jashtë kontrollit,” shtoi ai. “Ndonjëherë unë jam shumë i mirë në të, ndonjëherë nuk jam.”

Reynolds – i cili ka qenë në lajmet e fundit pasi mori pjesë në një të Kansas City Chiefs me gruan Blake Lively dhe miken Taylor Swift – ka zbuluar më parë se ai është përballur me ankth intensiv gjatë gjithë jetës së tij.

“Kam pasur ankth gjithë jetën time vërtet. Dhe ju e dini, ndihem sikur kam dy pjesë të personalitetit tim. Aktori pranoi se personaliteti i tij publik nuk i ngjan aspak vetes së tij të vërtetë.

“Kur shkoja në David Letterman show isha nervoz. Mbaj mend se do të qëndroja në prapaskenë para se të hapej perdja dhe mendoja me vete: “Do të vdes,” kujtoi ai.

“Por, sapo hapet ajo perde – dhe kjo ndodh shumë edhe në punën time – është sikur ky djalë i vogël del në pah dhe ai thotë: “Mos kij merak”. Ndjej, sikur frymëmarrja ime qetësohet, dhe thjesht dal jashtë dhe jam ky person ndryshe. Dhe e lë atë intervistë duke thënë: “Zot, do të doja të isha ai djalë!”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *