• |
ide | kryesore

Sylvinho: Fitorja me Çekinë hap i rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë

-Instant, Sport
Sylvinho



Pas fitores 3-0 ndaj Çekisë, trajneri i Kombëtares, Sylvinho tha se ekipi shqiptar ka bërë një hap të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar akoma asgjë pasi shton se janë dhe 2 ndeshje të tjera drejt Euro 2024.

“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në Nëntor”, u shpreh Sylvinho.

Trajneri Sylvinho ka falenderuar së pari tifozët e shumtë në numër që mbështetën Kombëtaren Shqiptare,

“Së pari falenderoj tifozët, ishin shumë e shumë shqiptarë që na mbështetën. Gara ishte shumë e vështirë, fizike, por mendoj se ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.”

Pavarësisht fitores me 3 gola avantazh, trajneri Sylvinho thotë se Çekia është një skuadër e fortë dhe nëse ata nuk do të penalizoheshin me karton të kuq, do të ishte shumë e vështirë fitorja kundrejt tyre.

I pyetur nëse e kishte menduar një fitore si kjo e sotmja, trajneri Syulvinho tha:Ne punojmë për të fituar, por ata janë skuadër e fortë pavarësisht rezultatit të golave. Ashtu siç ndodhi në Pragë 11 me 11, do të ishte shumë e vështirë.

Kurajon për të vazhduar përpara, trajnerit Sylvinho ja jep grupi për të cilin thotë se po bëhet më i fortë.

“Ky është një grup që bëhet i fortë çdo ditë e më shumë. Si një ish-futbollist e di shumë mirë marrëdhënien me lojtarin. Të gjithë lojtarët që vijnë tek ne i besoj. Ishte shumë e bukur të shikoje shprtin e garës dhe të shikoje lojtarët të vrapojnë pas topit. Ishte shumë e bukur.”

Teksa thotë se ekipi shqiptar ka akoma shumë rrugë për të bërë, trajneri Sylvinho shprehet se janë duke ndërtuar diçka shumë të rëndësishme.

“Mendoj se jemi duke ndërtuar diçka shumë të rëndësishme, mungon akoma shumë rrugë, por deri tani kemi bërë shumë mirë. Jam i kënaqur me publikun, njerëzit dhe me të gjithë që punojmë këtu.

Video/ “Ndeshja ime më e rëndësishme”: Sylvinho kërkon të bëjë atë që nuk arriti në Pragë

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *