• |
ide | kryesore

Zbulohet video, Sanabria e pështyn Messi e injoron: “Nuk e di kush është ai djalë”

-Instant, Sport, Video
Sanabria



Sulmuesi i Torinos, Antonio Sanabria ishte protagonist i një episodi të pakëndshëm. Gjithcka ndodhi gjatë ndeshjes mes Paraguajit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Futbollisti paraguaian, i cili hyri në vend të Adam Bareiros, u grind me Lionel Messi. E, sikur të mos mjaftonte, e pështyu kur kapiteni argjentinas i ktheu shpinën. Edhe pse ylli i Inter Miami nuk e kishte vënë re në atë moment.

Lexo më tej: Messi, nga vendet në tavolinë te këpucët. Zakonet maniakale që nuk i dinit për ‘Pulga’

Pasi mbaroi ndeshja, Pleshti u njoftua për gjestin e pakëndshëm të kolegut të tij dhe komentoi për shtypin argjentinas: “E vërteta është që nuk e pashë. Në dhomat e zhveshjes më thanë se njëri prej tyre më kishte pështyrë. E vërteta është se unë as nuk e di kush është ky djalë, as nuk dua t’i jap ndonjë rëndësi.” Nga ana e tij, Sanabria u përgjigj duke pohuar se “këto janë çështje në terren. Asgjë nuk ndodhi, kur pështyva ai ishte tashmë shumë larg”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *