• |
ide | kryesore

Video/ Cantona, çfarë zëri! Në dalje albumi i parë muzikor i ish-sulmuesit të United

-Instant, Sport, Video
Cantona



Eric Cantona është gjithmonë gati për t’i mahnitur të gjithë. Pasi vari këpucët në gozhdë, Le Roi është marrë duke kultivuar të gjitha pasionet e tij. Nga piktura, tek shkrimi dhe tani tek e kënduara. Ish-numri 7 i Manchester United është gati të debutojë në botën e muzikës.

EP-ja e parë e Eric Cantona do të dalë në tregun muzikor më 20 tetor. Francezi pranoi se kishte punuar shumë për këtë projekt dhe qershorin e kaluar njoftoi se kishte shkruar këngën e tij të parë me titull “I’ll make my own heaven”. Ky single është kënga e lançimit e cila shoqërohet me këngë të tjera me titujt e mëposhtëm: “The friends we lost”, “Tu me diras”, “Je veux”.

Lexo më tej: Cantona, që me gjestin e tij u bë pjesë e Play Station, futet në Hall of Fame: “Do habitesha nëse nuk do zgjidhesha”

Turi i tij tashmë është krejtësisht i shitur dhe do të nisë nga Mançesteri: “Do të filloj nga ky qytet sepse më ka mbetur në zemër jo vetëm në aspektin futbollistik. Gjatë mbylljes për shkak të Covid më në fund arrita të provoja kitarën. Pse e nisa tani? Sepse më parë nuk kisha kohë dhe pavarësisht se ndihem si një kitarist i keq, jam ndjerë mjaftueshëm i sigurt për t’i dhënë formë këngëve”.

https://youtu.be/MLZ_c4k6YB0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *