• |
ide | kryesore

Izraeli godet një spital në Gaza, mbi 500 të vrarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
gaza



Autoritetet palestineze në Gaza njoftuan para pak çastesh se ushtria izraelite ka goditur me një sulm ajror një spital duke vrarë të paktën 500 persona. Lajmin e dha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Gaza. Ndërsa, një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se shkaku i incidentit nuk dihet dhe ushtria po shqyrton detajet. Vetë BBC thotë se po punon për të verifikuar detajet e ngjarjes.

Fotot që po publikohen në rrjetet sociale nga spitali arab Al Ahli tregojnë skena kaosi, me viktima të gjakosura dhe të gjymtuara që nxirren me barela në errësirë. Trupa dhe automjete të shkatërruara shihen të shtrirë në rrënoja dhe jashtë në mes të rrugës.

Videot që ende nuk janë konfirmuar tregojnë një shpërthim të madh. Zyra për media e qeverisë së Hamasit në Gaza e ka quajtur “krim lufte” sulmin ndaj spitalit. Në një deklaratë thuhet se “spitali strehonte qindra të sëmurë dhe të plagosur dhe njerëz të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre” si rezultat i sulmeve të tjera. Deklarata thotë se “qindra viktima janë ende nën rrënoja”. ©LAPSI.al

Lajmi po përditësohet….



19 Comments

  1. Po krim lufte eshte qe ne thelb sepse qe ne vitet ’50 zionistet filluan te bejne shtetin e tyre me dhune ne nje shtet ekzistues si Palestina. Dhe per cudi Palestina cdo dekade kafshohet nga Izraeli sa qe Izraeli nga nje thele u be pel, dhe Palestina nga pel eshte bere sa nje thel.

    Nejse, historine dhe propaganden e shkruan me i forti, fatkeqesisht.

    1. Te gjithe i fryjne sa te munden zjarrit dhe tregojne me gisht nga kundershtari. E ne fund e paguajne te pafajshmit,femijet.
      Palestina ska ekzistuar kurre si shtet. Kurre. Kjo nuk do te thote se nuk kane te drejte ta kene shtetin e tyre. Kane . Por edhe Israeli ka te drejte te ekzistoje. Per sa kohe kriminele te popullit te vete ne radhe te pare si hamasi apo shtete bastardesh qe deklarojne shkaterrimin total te Israelit, nuk mund te kete paqe.

      1. Palestinezët nuk kanë identitet kombëtar të veçant[, janë si gjithë arabët e rajonit, le të shkojnë në Siri, Egjipt, Jordani e Liban, sepse janë pikërissht këta shtete që kur OKB në vitin 1948 vendosi të krijohen 2 shtete, izraelit e palestinez, këto katër shtete nisën luftën kundër izraelit e që pastaj dihet sa herë bëhej luftë që e nisnin arabët izraeli i shpartallonte dhe u merrte ndonjë pjesë teritori,

  2. As kafshet me te egra grabitqare nuk jane aq te egra e grabitqare sa njeriu per njeriun.
    Ndersa kafshet grabitqare kur jane te ngopura nuk jane te rrezikshme, perkundrazi njerzit
    kur jane te ngopur jane akoma me te pangopur, akoma me te rrezikshem per te tjeret.
    Nese nje grup terrorist si hamasi kryen krime, pse duhet ta paguaje kete popullsia civile e
    pafajshme palestineze? Sipas kesaj logjike poulli gjerman duhej zhdukur pas fitores se aleateve
    ndaj Gjermanise, ose ai serb pas krimeve makabre ne Serbrenice, Recak etj Ose c\faj kishte
    popullsia civile e Hiroshimes dhe Nagasakit ne Japoni qe u bene poligon i provave berthamore
    te SHBA ne vitin 1945 ?
    Kur shikon keto krime makabre , sa pa vend me duket thenia e poetit Vladimir Majakovski
    “Njeri, sa krenare tingellon kjo fjale”. Eshte si te thuash, o ujk, o tiger, o hijene sa krenare tingellojne
    keto fjale.

  3. Fatkeqesisht keto jane mburoja njerezore te perdorura ne menyren me cnjerzore nga Hamasi.

    Flitet se Headquarter-i i Hamasait eshte pikerisht ne katet e nendheshme te njerit prej spitaleve te Gazes. Ndoshta ka qene ky. Ndoshta ka edhe te tjere.

    Kuptohet qe delet theksin do ta vejne tek Izrali qe vret, sipas tyre, te pafajshem dhe jo tek fakti qe Hamasi i perdor Palestinezet, (per te cilet gjoja po lufton), si mburoja njerezore neper spitale.

    Hamasi eshte si ISIS. Specia me e keqe e Islamikeve Ekstremiste.

  4. Nder te tjera lexoj nga burime te besueshme qe spitali ne fakt eshte goditur nga nje rakete e gabuar e Hamasit.

  5. Ne kete rast nuk ka te beje as te qenit hebre dhe as te qenit musliman. Nese eshte e vertete qe eshte goditur nje spital, ky konsiderohet krim lufte dhe pergjegjesit duhet te marrin denime te renda. Po ashtu, nese eshte e vertete qe te semuret, te plagosurit dhe njerezit me probleme shendetesore, jane perdorur si mburoja njerezore, fajtore jane te dyja palet. Nese ato mburoja njerezore do ishin pengje izraelite, a do goditeshin nga hebrenjte? Mendoj se jo. Nuk e di nese vlen e kunderta, por gjithsesi, goditja e civileve te pafajshmeve, konsiderrohet krim lufte dhe nuk parashkruhet kurre.

  6. Kjo eshte fytyra e vertete e cionisteve. Perendimi neoliberal hesht ndaj krimeve dhe genocideve, sikurse heshti per bosnjen, kosoven, irakun, avganistanin, sirine, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *