• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

Lajme, Të fundit
Moti,



Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theskauar vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar shira të izoluar në skajin verior të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten me dy gradë në orët e mëngjesit, por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 28 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *