• |
ide | kryesore

Seanca për masën e sigurisë ndaj Malltezit dhe Bektashit zhvillohet të hënën. Për Berishën ka pikëpyetje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha Malltezi Bektashi



Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, pritet të dalë gjatë së hënës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Ata janë vënë nën akuzë për të ashtuquajturën e afera e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Ndërkohë, Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Ndaj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Lexo më tej: Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin” 



8 Comments

  1. Show ordiner
    Akuza eshte politike

    Problemi real eshte qe Rama dhe ridhjerja ndihen aq.arrogante sa te shkelin ligjin me te dyja kembet.
    Pra testohet reagimi I qytetareve me qellim qe ta shnderrojne pushtetin e tyre praktikiaht ne diktature

  2. Po po… akuza eshte politike! Sigurisht! 😅

    Problemi vella eshte se keta e shume pushtetar te djeshem e te sotem kane vjedh sikur do qendronin gjithe jeten ne pushtet.

    Te deh pushteti. Te ben te humbesh kontaktin me realitetin.

    Per aq kohe sa le gjurme ne forme shkresash e firmash do jesh gjithmone i ekspozuar ndaj drejtesise dhe ne meshiren e fatit apo te kundershtarit.

    Keta mendonin se kishte nje marreveshje implicite per rrotacion pushteti dhe te gjithe do ta mbyllnin nje sy per placken e vjedhur.

    Po te le Amerika?! Amerikanet e kane shume fiksim kete punen e drejtesise. 😅

  3. Dhe cfare i ndodhi McGonigalit ne SHBA. kohet e fundit?

    Te keqen vellai se e kam shume merak llogjiken. Me gricen shume nervat kur ajo mungon. E justifikoj mungesen e saj vetem kur tjetri eshte nen ndikimin e psikotropeve.

  4. Dakort, dakort, por une kisha merakun nese ishte amerikan apo jo sepse ju me logjiken tuaj

    thate amerikanet duke pergjithesuar 331,9 milion banore amerikan sipas regjistrimit te vitit

    2021 qe e kane merak drejtesine dhe nuk isha i bindur nese i lartpermenduri perfshihej ne

    kete shifer apo ua keni hequr nenshtetesine amerikane tipave te tille vunerabel ndaj korruptuesve

    potenciale si puna e KM tone.

  5. Se ç’punë kanë dy ortakë të gjykohen nga Spak një Ramë e di. As njëri prej tyre nuk është zyrtar i lartë. Nëse kanë çështje civile midis tyre janë gjykatat e tjera që duhet t’a gjykojnë nëse ka një denoncim nga njëri.

  6. Si mor Gimi s’paska pune SPAK kur njeri nga keta ortaket para shume vitesh ka kryer

    nje krim te tmerrshem, ka marre per grua bijen e atij qe shume vite me vone do shpallej

    nongrata nga superfuqia amerikane. Sikur vetem per kete fakt ai duhet te rraset ne burg

    e mos ta shohe driten e diellit per 30 vjet., lere pastaj qe ka pervetsuar edhe pronen e tij

    te trasheguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *