• |
ide | kryesore

Champions, PSG e Milan rreziku i eliminimit pas sfidës së dyfishtë: City e Barca e mendojnë “shëtitje”

-Instant, F1, Sport
PSG



Pas rezultateve interesante të së martës, por ku befasitë ishin të pakta, katër grupet e dyta zbresin në fushë, për raundin e tretë të Champions League. E gjithë vëmendja është natyrisht në Grupin F, atë që quhet edhe grupi i hekurt. Newcastle do të zgjidhë kualifikimin në sfidën dyshe me Borussia Dortmund, që mbyll renditjen. Kjo do të thotë që një mes PSG e Milan rrezikon shumë. Ndeshje të lehta ndërkohë për Barcelona e Manchester City.

GRUPI E

Maturia do t’i shërbejë edhe Lazio, që do të shkelë në Roterdam pak më pak se një vit pas humbjes në Europa League. Një disfatë që u kushtoi atyre eliminimin nga gara, nga sulmuesi Gimenez. Klima, sërish do të jetë agresive. Nuk është rastësi që Sarri i kërkoi skuadrës së tij të paraqitej me “fytyra të ndyra”. Pritet në këtë pikë një betejë e luftuar, edhe pse italianët futen pa frikën se mos dominohen nga egërsia e Feyenoord. Sfida e dyfishtë me holandezët do të jetë vendimtare për dinamikën e grupit. Bardhekaltrit, të dytët, kanë një pikë avantazh ndaj bardhekuqve. Prandaj është thelbësore të mos humbasin sonte dhe më pas të japin goditjen përfundimtare në Olimpico.

Atletico Madrid, me 4 pikë sa Lazio, do të luajë në transfertë me Celtic. Skocezët mbyllin grupin me 0 pikë dhe kanë shansin e fundit për tu rikthyer. Kundër skuadrës së Simeone do të jetë shumë e vështirë, për më tepër që spanjollët nuk duan të humbasin kontaktin me lacialët, pavarësisht se italianët kanë ndeshje më të vështirë kundër Feyenoord, vetëm një pikë larg kryesuesve.

GRUPI F

Situatë e komplikuar në këtë grup, me Newcastle në krye me 4 pikë. Kuqezinjtë, të mbetur në telashe nga suksesi i Magpies ndaj parisienëve, rrezikojnë shumë në përplasjen e dyfishtë me PSG. Francezët në fakt, janë një pikë pas kreut e një mbi Milan. 90 minutat në Parc des Princes janë thelbësore për të përcaktuar rrugën drejt skuadrës së kualifikuar përtej fazës së grupeve. Pioli shpreson se përplasja nuk do të jetë vendimtare, por renditja është e qartë. Në rast të një humbje, kuqezinjtë do të kishin një këmbë, dhe ndoshta diçka më shumë, jashtë kompeticionit shumë të lakmuar. Të ndalohet PSG e më saktë Mbappé do të jetë pika kyçe: do t’i takojë teknikut Pioli, në pankinën e 200, të arkitektojë planin perfekt. Duke parë mungesat e Loftus-Cheek, Okafor e Chukwueze, shumë do të kalojë nga këmbët e Rafael Leao, në një Milan gjithnjë e më të lidhur nga veprimet individuale.

Newcastle pastaj duhet të përballet me gjermanët e Borussia Dortmund. Të fundit, por jo pa shpresë, të besuarit e Terzic kërkojnë të rikthehen në lojë. 3 pikë është diferenca nga vendi i fundit me të parin dhe një fitore në transfertë do të transformonte shanset e gjermanëve. Gjithcka është e hapur mes PSG, Milan, Newcastle e Dortmund dhe të gjithë janë në lojë.

GRUPI G

Kampionët në fuqi të Manchester City udhëtojnë me pikë të plota në Zvicër. Skuadra e teknikut Guardiola do ta zgjidhë cështjen e kualifikimit në sfidën dyshe me Young Boys. Zviceranët dhe Crvena Zvezda mbyllin renditjen me 1 pikë. Anglezët janë favoritët e mëdhenj, jo vetëm për vendin e parë në grup, por për të shkuar deri në fund. Në këtë pikë, Guardiola mund të jetë i qetë për të siguruar vendin e parë me dy fitore kundër Young Boys.

Leipzig, në vendin e dytë, do të luajë kualifikimin pikërisht në këto dy sfida me Crvena Zvezda. Duke patur parasysh sa e vështirë është të luash në Maracana në Beograd, gjermanët do të mundohen të bëjnë rezultat në shtëpi fillimisht. Me 3 pikë, Leipzig i ka gjërat nën kontroll për vendin e dytë, por duhet sigurisht të mposhtë serbët.

GRUPI H

Asnjë problem edhe për Barcelonën në Grupin H. Katalanasit kanë pikë të plota dhe luajnë ndeshjen me Shakhtar në shtëpi. Xavi e ka të qartë se për të ruajtur vendin e parë duhet një fitore e dyfishtë, që do të vlente kualifikimin. Ukrinasit kanë vetëm fitoren kundër belgëve të Antwerp, ku luan Muja, i fundit me 0 pikë. Nuk duket një mission i vështirë për Barcelonën.

Ashtu si në fakt nuk duket as për Porton, transferta në Belgjikë. Portugezët e Conceicao kanë 4 pikë dhe duan të ruajnë pozitat, për të shpresuar pastaj ndonjë gabim të kryesuesve blaugrana.

Lexo më tej: Video/ Icardi nuk mjafton, Kane jep spektakël në Ali Sami Yen: triumfon Inter, në fushë edhe Asllani

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group E
18:45 Feyenoord – Lazio
21:00 Celtic – Atletico Madrid
Champions League Group F
21:00 Newcastle United – Borussia Dortmund
21:00 Paris Saint-Germain – AC Milan
Champions League Group G
21:00 RB Leipzig – FK Crvena Zvezda
21:00 Young Boys – Manchester City
Champions League Group H
18:45 Barcelona – Shakhtar Donetsk
21:00 Royal Antwerp – FC Porto



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *