• |
ide | kryesore

Fiorentina luan tenis me serbët e Cukaricki: Aston Villa e Eintracht japin spektakël në Conference

-Instant, Sport, Video
Fiorentina



Në raundin e tretë të Conference League, rezultate tenisitike për Fiorentina e Eintracht Frankfurt. Nuk mbetet pas Aston Villa, fituese me poker në transfertën me AZ Alkmaar. Nuk gabon Fenerbahce, që imponohet 3-1 ndaj bullgarëve të Ludogorets.

Skuadra e Vincenzo Italiano fshiu nga fusha serbët e Cukaricki, me rezultatin 6-0 brenda mureve miqësore të Franchi. Beltran më në fund u lirua, vendimtar me një dygolësh në katër minuta (6′, 10′). Listën e golashënuesve e plotësuan Ikoné me një të majtë të fuqishme (29′), Sottil me goditje dënimi (65′), Martinez Quarta (73′) dhe Maxime Lopez në fund (83′).

Lucas Beltran, lojtari i shumëpritur deri më sot, madje i kritikuar, por titullar dhe vendimtar në fitoren e lehtë ndaj Cukaricki. E lehtë ndoshta edhe sepse ishte ai që gjeti dy goditje blitz të afta për të mposhtur skuadrën serbe e për të rritur vetëvlerësimin. Italiano kishte vënë bast për të si titullar. E në harkun kohor të katër minutave në nisje të takimit, qendërsulmuesi argjentinas shënoi golin e parë dhe më pas realizoi një magji në të dytin. Më pas, Fiorentina bëri diferencën përballë Cukaricki, duke fiksuar një 6-0 të rëndë. Ikoné, Sottil, Quarta dhe Lopez e bënë të dukej një shëtitje. Kështu, duke marrë parasysh edhe rezultatin e ndeshjes tjetër të Grupit (Genk-Ferencvaros 0-0), Fiorentina e vendos veten në pozicionin që në fillim të nëntorit të shkojë në Serbi me mundësinë për të rregulluar përfundimisht renditjen e tyre: tre skuadra në krye me 5 pikë.

NDESHJET E TJERA

Spektakël i Aston Villa në ndeshjen e grupit E. Anglezët fiksuan pokerin në Holandë, duke mposhtur 1-4 AZ Alkmaar. Villians ngjiten në 6 pikë, aq sa Legia Varshavë e Ernest Muçit. Polakët fituan 1-2 ndaj Zrinjski, me sulmuesin shqiptar që luajti për 64 minuta. Sukses impresionues i Eintracht Frankfurt, që shënoi 6 herë në portën e Helsinki. Gjermanët shkojnë në 6 pikë në Grupin G, por mbeten në vendin e dytë pas PAOK. Grekët janë me pikë të plota, pas fitores në transfertën skoceze me Aberdeen. Sukses i rëndësishëm edhe për Fenerbahce në Grupin H, me turqit fitues 3-1 ndaj Ludogorets.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në 60”, pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil Vokrri: Ballkani dorëzohet ndaj Astana

REZULTATET E MBRËMJES

Conference League Group E
AZ Alkmaar 1-4 Aston Villa
Zrinjski Mostar 1-2 Legia Warszawa
Conference League Group F
Fiorentina 6-0 Cukaricki
Genk 0-0 Ferencvaros
Conference League Group G
Aberdeen 2-3 PAOK FC
Eintracht Frankfurt 6-0 HJK Helsinki
Conference League Group H
Fenerbahce 3-1 Ludogorets Razgrad
Spartak Trnava 0-2 FC Nordsjaelland



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *