• |
ide | kryesore

Hasani i shpëton fytyrën Ahmatajt: Tirana thyen 2-0 Teutën e kthehet te fitorja pas 3 javësh

-Instant, F1, Sport, Video
Hasani



Pas tre javësh lëngate, me dy humbje e një barazim, Tirana është kthyer te fitorja. Bardheblutë kanë mposhtur 2-0 Teutën në javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Hasani vendosi me një dygolësh, duke u konfirmuar sulmuesi që ka raportin më të mirë me golin ndër bardheblutë. Frymëmarrje për Julian Ahmataj, që ndjente presionin e rezultatit dhe pikë të vlefshme për renditjen.

Tirana merret përsipër nga njerëzit e saj më përfaqësues. E piëkrisht Florent Hasani zhbllokoi takimin në minutën e 12. Një realizim fantastik i goleadorit bardheblu, që shtroi rrugën e fitores për Tiranën. Teuta e goditur shpejt, nuk arriti të ndërtonte lojën që Martini kishte parashikuar. Ahmataj i kushtoi gjithashtu kujdes prapavijës, për ti krijuar edhe më shumë siguri portierit të katërt Kozi. Përpara, Tirana ndërtoi pak por rrezikoi me Kaina Nunes. Dema ishte i gatshëm ta ndalonte brazilianin, ndërsa në fund Hasani nuk konkludoi i bllokuar nga Kotobelli.

Lexo më tej: Tirana me portierin e katërt deri në 2024-ën: bardheblutë pa kapiten deri pas kombëtares

Teuta mund të ndihet edhe pa fat, sepse në fillimin e pjesës së dytë Beqja goditi traversën, duke frikësuar bardheblutë që kanë parë shumë rikthime në këto javë. Tirana u rikthye shpejt të kontrollonte, duke provuar me në minutën e 75′. Akoma Hasani, që nuk gjeti shënjestrën e duhur, por iu dha mundësia për dygolësh në minutën e 82′. Një penallti, që Hasani nuk e gaboi, duke vulosur rezultatin. Tirana rikthehet tek fitorja duke u ngjitur në vendin e 3-të me 17 pikë. Ndërsa Teuta mbetet po në vendin e 9-të me 11 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *