• |
ide | kryesore

Tirana me portierin e katërt deri në 2024-ën: bardheblutë pa kapiten deri pas kombëtares

-Instant, F1, Sport
Tirana



Rezultatet në njërën anë, dëmtimet në tjetrën. Nuk ka paqe për Tiranën, e goditur nga dy humbje traumatike për rëndësinë dhe mënyrën si erdhën. Sikur të mos mjaftonte kaosi dhe problemet e brendshme, sikleteve që duhet të administrojë klubi i shtohen edhe lajmet që vijnë nga infermieria. Abdullahu do të qendrojë jashtë dy muaj, por Tirana ka mbetur edhe pa kapitenin Najdovski.

ME PORTIERIN E KATËRT

Më problematike paraqitet situata në portë, ku kundër Egnatias përfundoi të luante portieri i katërt Kozi. Selmani po rikuperohet nga thyerja e këmbës në fillim të sezonit, ndërsa Lika është tërhequr nga prezenca në fushë, që pas largimit të Shehit. Në këtë pikë, Tirana ka parë t’i dëmtohet edhe 19 vjecari Abdullahu. Kosovari erdhi te bardheblutë nga Besa për të qenë rezervë e Ilionit, por e pa veten titullarë e madje protagonist në derbi. Portieri 19 vjeçar do të mungojë më shumë se dy muaj, pasi ka pësuar çarje të meniskun në stërvitje. Rikthimi është parashikuar vetëm në muajin janar 2024, kohë kur edhe Selmani duhet të jetë gati.

Lexo më tej: Partizani e Tirana vuajnë pasojat e pas-derbit: Disiplina “mbyt” me gjoba klubet e Taipin

EDHE PA KAPITEN

Gjërat vështirësohen edhe në mbrojtje, ku tani Lulaj e Hoxhallari janë të vetmit qendra për Ahmatajn. Kapiteni Najdovski i është nënshtruar kontrolleve mjekësore të hollësishme për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Qendërmbrojtësi doli me barrelë pas ndërhyrjes së Dwamena, në rastin e kartonit të kuq. Najdovski mori përgjigje pozitive nga grafia e eko, që përjashtuan frakturën e konfirmuan traumën. Në rastin më të mirë, maqedonasi do të kthehet në dispozicion vetëm pas pauzës së kombëtares në nëntor. Ndoshta edhe në ndeshjen e fundit para ndërprerjes, por duhet parë si do të reagojë fiziku i kapitenit maqedonas Filip Najdovski.

RIKTHIMET

Lajme të mira mund të quhen sidoqoftë, kthimi i Albi Dokës, që pasi kaloi një problem shëndetësor është gati për derbin me Dinamon dhe Ardit Hilës, që ka rikuperuar lodhjen muskulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *