• |
ide | kryesore

Një kështjellë për sportin e argëtimin: ja si do të jetë stadiumi i ri i Milan

-Instant, Sport
Milan



Një park me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, sheshe të reja dhe një hapësirë prej 160,000 metrash katrorë për stadiumin e ri të AC Milan. Këto janë disa nga detajet në lidhje me kështjellën e sportit që mund të lindin në vitet e ardhshme në San Donato Milanese. Zona, e identifikuar nga klubi i Gerry Cardinale, jo vetëm që do të presë “shtëpinë” e re të kuqezinjve, por edhe një sërë strukturash të dobishme për promovimin e aktivitetit konkurrues dhe argëtimit.

Siç raportohet nga edicioni milanez i Repubblica, kompania Sportlifecity (e blerë së fundmi nga Milan) prezantoi një dokument me mbi treqind faqe në Bashkinë e San Donato. Dosja quhet “Vlerësimi strategjik mjedisor – Raporti paraprak”. Brenda ka detajet e një projekti që ka ambicien të krijojë një nga stadiumet më eko-miqësore në Evropë.

Në çatinë e të ashtuquajturit “Podium” do të ndërtohen shtatë godina për përdorime të ndryshme (hotele, muze, zyra). Përveç stadiumit që do të mund të strehojë 70 mijë spektatorë. Ndërsa “në skajin meridional një lagje e re argëtuese do të gjallërojë zonën edhe në ditët pa aktivitete sportive”, thuhet në dokument.

Lexo më tej: Milan, firmoset akordi i parë për stadiumin e ri në San Donato: 150 mln euro në 300 mijë m2 territor

Në mes do të ketë një shesh të madh për përdorim publik i cili do të garantojë lidhjen mes bashkisë milaneze dhe zonës bujqësore të Parkut Jugor. Rreth tij është planifikuar ndërtimi i katër godinave që do të presin selinë e AC Milan, muzeu i klubit të kuqezinjve, një dyqan dhe një hotel me rreth 200 dhoma. Së fundi, në katin përdhes është planifikuar ndërtimi i 4100 metra katrorë dyqane dhe restorante.

TRANSPORTI E PARKIMI

Milani ka menduar edhe për lidhjet e reja të transportit publik, duke mbajtur ende gjallë idenë për të arritur në stadium me biçikletë ose në këmbë. Për të reduktuar konsumin e tokës në minimum, dosja parashikon krijimin e “dy zonave të parkimit të vendosura brenda perimetrit të Parkut Bujqësor të Milanos Jugore për një sipërfaqe prej përafërsisht 51.500 metra katrorë”. Duke hyrë në detaje, do të ketë një sektor kushtuar tifozëve “VIP dhe premium”. Ata do të mund të përdorin hapësirat e parkimit poshtë “Podiumit”, ndërkohë që vetëm 24% e tifozëve që vijnë me makinë “do të jenë në gjendje të gjejë parkim brenda vendit”.

PROJEKTET ALTERNATIVA

Duke pasur parasysh se do të ndërtohen gjithashtu tre rrethrrotullime të reja, kryqëzime të reja autostradash dhe dy ura për këmbësorë për biçikleta, dokumenti parashikon gjithashtu hipoteza alternative nëse stadiumi i ri nuk mund të ndërtohet në San Donato Milanese. Një impiant me 60,000 vende në San Siro (projekti “Katedralja” e përbashkët me Inter) ose një ndërtesë 70,000 vendesh në zonën La Maura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *