• |
ide | kryesore

E majta italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Jo një “Guantanamo” në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
meloni, Rama



Kanë qenë të shumta reagimet edhe në Itali për marrëveshjen që kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni firmosën sot për emigrantët në Romë. Në bazë të saj vendi do të presë rreth 36 mijë refugjatë në vit nga Afrika në 2 kampe që do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër. Nëse e djathta italiane ka përshëndetur këtë dakordësi, ndryshe ka qenë reagimi i të majtëve në opozitë.

“Marrëveshja që qeveria “Meloni” ka arritur me qeverinë shqiptare duket të jetë një rrëmujë e rrezikshme, shumë e paqartë” – thotë Pierfrancesco Majorino, kreu i Politikave të Migracionit në Sekretariatin e Partisë Demokratike. “Nuk është e qartë se si mund të menaxhohet çdo apel për ndihmë dhe aq më pak se si mund të ndodhin riatdhesimet në mungesë të marrëveshjeve dypalëshe” – shton ai.

“Praktikisht po krijohet një lloj Guantanamo italiane, jashtë çdo standardi ndërkombëtar, jashtë BE-së pa pasur mundësinë e kontrollit të gjendjes së personave të mbyllur në këto qendra”, – proteston Riccardo Magi, sekretar i Più Europa.

Angelo Bonelli i Alenacës së të Gjelbërve thotë se “Ajo që qeveria italiane e ka përcaktuar si një “memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi” nuk është gjë tjetër veçse një politikë depërtimi e maskuar si bashkëpunim ndërkombëtar”. Ai thotë se në këtë mënyrë “Italia rrezikon të krijojë kampe të paraburgimit të cilat mund të mos sigurojnë standarde të përshtatshme të pritjes dhe respektimit të dinjitetit njerëzor”.

Ndërsa “Lëvizja 5 Yjet” vë gishtin në kostot të cilat do të përballohen të gjitha nga taksapaguesit italianë. “Marrëveshja me Shqipërinë nuk sjell asnjë avantazh për Italinë dhe në fakt nuk ndryshon asgjë”, thotë eurodeputetja e M5S, Laura Ferrara.

Ndaj këtyre reagimeve është përgjigjur ministri i Jashtëm Antonio Tajani: “Marrëveshja forcon rolin tonë udhëheqës në Evropë dhe hap rrugë të reja bashkëpunimi në Adriatik kundër imigrimit të parregullt dhe bllokimi i trafikimit të qenieve njerëzore. Këto janë prioritetet e politikës sonë të jashtme”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Qesharake/ Përbetimi i Ramës dy vite më parë: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri (VIDEO)

Rama i bën qokë Melonit/ Refugjatët e Italisë kampe në Shëngjin dhe Gjadër

“Corriere”: Shqipëria merr emigrantët tanë, por nuk fiton asgjë në këmbim



3 Comments

  1. Keta te majtet Italian jane te berishist.

    Po Picanjoli i majte apo i djathte eshte?

    Ah, harruam, eshte pertej te majtes e te djathtes, eshte kembshqyer.

    1. Keshtu thate dhe per 7000 iranianet dhe 5000 Afganet qe sollet qe do ikin dge do na ndihmojne me lek po as iken dhe po i mbajme me leket tona nderkphe qe njerzit po vdesin per buke ne Shqiperi o pleher pederast i Sorrosit. Te ishte kaq e thjeshte i pranonin vendet Afrikane me ne Krye Tunizine ose dhe Kroacia me Sllovenine por si pranuan megjithse me 1 Miliarde dollare oferte. Pse nuk i mban vete italia? Ne nuk.i kemi borxhe italise por ITALIA NA KA BORXHE DHE DEMSHPERBLIMET E PUSHTIMEVE DHE MASAKRAVE QE KA BERE NDAJ NESH. JU SHKERDHEFSHA RROBTE POR PO JU VJEN DITA KURVA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *