• |
ide | kryesore

Humbi gruan me kancer, Rio Ferdinand trondit: “Kam kujtime konfuze, doja të vetëvritesha”

-Instant, Sport
Ferdinand



Jeta e futbollistëve nuk është e gjitha trëndafila dhe lule, dhe ngjarjet private shpesh përfundojnë duke shënuar tragjikisht ekzistencën e tyre. Madje, edhe futbollistët, para se të jenë profesionistë, janë mbi të gjitha njerëz me ndjenja dhe emocione. E të gjesh veten përballë një fati tallës shpesh të shtyn të marrësh rrugë të gabuara. Ky është rasti i Rio Ferdinand, mbrojtësit të madh anglez të viteve 1990-2000.

Anglezi bëri mbi 500 paraqitje në Premier League dhe 81 me fanellën e kombëtares së Tre Luanëve. Ish-lojtari i West Ham dhe Manchester United, ndër të tjera, u desh të përballej me humbjen e gruas së tij Rebecca. Ajo u nda nga jeta në vitin 2015 pas një beteje të gjatë me kancerin. Për të kapërcyer atë dhimbje të pamasë, Ferdinand rrëfeu se ra në tunelin e alkoolit. E vetëm falë ndihmës së miqve dhe forcës që i dhanë tre fëmijët e tij, ai mundi të dilte i padëmtuar. Pak a shumë.

DEMONI ALKOOL

“Për të luftuar dhimbjen kam pirë shumë për tre ose katër muaj,” zbuloi ish-mbrojtësi në një dokumentar të transmetuar nga BBC. “Kur lexoja histori të tilla mendoja ‘Si mund të jesh kaq egoist sa të duash të bësh vetëvrasje apo të përpiqesh ta bësh?’, por tani i kuptoj ato”. Të dilte nga kjo situatë nuk ishte fare e lehtë: “Isha me fat, sepse kisha rreth meje një rreth njerëzish të gatshëm për të më ndihmuar. E mendimi i fëmijëve të mi më shtynte të ngrihesha çdo mëngjes dhe të sigurohesha që të isha në gjendje të ecja përpara. Por të tjerët nuk mund të mbështeten në këto gjëra dhe përfundojnë duke u larguar.”

Nga kohët kur luante te West Ham Ferdinand ka vetëm kujtime të venitura: “Kur isha më i ri, isha një i çmendur. Kujtimet e karrierës sime janë të paqarta, njerëzit flasin për momente të caktuara të lojës, unë ulem dhe pohoj me kokë”, pranoi Ferdinand. “Nuk e kam idenë se për çfarë po flasin, nuk më kujtohet saktësisht. Në ato ditë shpesh e teproja. Mund të kaloja tetë, nëntë, dhjetë krikëll me birrë. Pastaj kaloja te vodka.”

“Unë mund të vazhdoja të pija gjithë ditën. Në ato kohë ishte një kulturë ndryshe nga ajo e sotme. Kur isha te West Ham mendonim për futbollin, por edhe për pijet dhe klubet e natës. Për njerëzit që më pyesin nëse kam nodnjë pendesë si lojtar, them se nuk duhej të kisha pirë alkool. Unë isha me fat, pata një aftësi natyrale për ta kaluar atë periudhë të jetës sime.”

Pasi preku fundin nisi ngadalë edhe ngjitja. Ferdinand tani është një komentator i vlerësuar televiziv, si dhe një baba shembullor për 3 fëmijët e tij. Por e keqja, ajo e vërteta dhe e thella, i ka lënë shenjë përgjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *