• |
ide | kryesore

Mourinho kërkon kualifikimin aty ku Roma s’ka fituar kurrë: Bayer e Liverpool të sigurtë, Gjimshiti vizitë në Graz

-Instant, Sport
Mourinho



Raundi i katërt i ndeshjeve në grupe për Europa League mund të zgjidhë shumë dilema, apo të ndihmojë për të bërë më mirë llogaritë. Transferta delikate për Romën e Jose Mourinho dhe Liverpool, respektivisht të impenjuar në Pragë e Toulouse. Nuk parashikohet e thjeshtë edhe ndeshja e Atalantës. Gjimshiti e të tjerët do të kenë nevojë pë një fitore përballë Sturm.

Roma ka një pengesë të madhe për të kaluar në “Fortuna Arena” të Pragës. Slavia nuk është asnjëherë një kundërshtar i lehtë. Verdhekuqtë e teknikut Mourinho kanë 9 pikë dhe Slavia 6, që e bën vendimtare për grupin G, këtë sfidë. Një fitore e të besuarve të Jose Mourinho do t’i garantonte vendin e parë dy javë nga mbyllja e ndeshjeve dhe kalimin në raundin tjetër të Europa League. Një ndeshje e vështirë për Romën, e cila nuk ka fituar asnjëherë në transfertat çeke.

E njëjta llogari është dhe në grupin H, ku Bajer Leverkusen me 9 pikë prêt në shtëpi Qarabag, që ka 6 pikë. Edhe gjermanët kanë nevojë për një sukses, për të siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt dhe vendin e parë. Një tjetër duel interesant dhe Toulouse – Liverpool, atje ku një fitore e mundshme e skuadrës së Jurgen Klop do të thotë kualifikim.

Në Graz do të mbërrijë vizitore Atalanta, për ndeshjen e Grupit D. Berat Gjimshiti dhe bergamaskët kërkojnë fitoren, pas barazimit të ndeshjes së parë 2-2. Sturm në 13 ndeshje ndaj klubeve italiane kishte fituar vetëm një. Kjo e bën Atalantën që të kërkojë fitoren, që do t’i garantojë kualifikimin, nisur dhe nga përplasjet direkte.

Konsiderohen të ekuilibruar çiftet AEK Athinë – Olympique Marseille, West Ham – Olympiakos, Rangers – Sparta Prague, Real Betis – Aris Limasol, Ajax – Brighton, Renes – Panathinaikos kjo dhe për shkak të pikëve që kanë skuadrat. Kujtojmë që të parat e grupeve kalojnë direkt në 1/8 e finaleve, të dytat bëjnë Play-off me ato që vijnë nga Champions League, kurse skuadrat e treta të grupeve zbresin në Conference League.

Lexo më tej: Daja mendon ”hakmarrjen”, Ballkani në “strofullën” e Astana: përballjet e Conference League

NDESHJET E MBRËMJES

Europa League Group A
21:00 Freiburg TSC – Backa Topola
21:00 West Ham United – Olympiacos
Europa League Group B
18:45 Ajax – Brighton
21:00 AEK Athens – Marseille
Europa League Group C
21:00 Rangers – Sparta Prague
21:00 Real Betis – Aris Limassol
Europa League Group D
21:00 Atalanta – Sturm Graz
21:00 Sporting CP – Rakow Czestochowa
Europa League Group E
18:45 LASK – Union St.Gilloise
18:45 Toulouse – Liverpool
Europa League Group F
18:45 Maccabi Haifa – Villarreal
18:45 Rennes – Panathinaikos
Europa League Group G
18:45 Servette – FC Sheriff
18:45 Slavia Prague – Roma
Europa League Group H
18:45 Qarabag FK – Bayer Leverkusen
21:00 BK Haecken – Molde



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *