• |
ide | kryesore

Ironia humoristit italian/ Ju tregoj si lindi pakti Rama – Meloni

Arkiva, Lajme, Të fundit
italian



Në episodin e fundit të emisionit humoristik “Fratelli di Crozza”, i transmetuar çdo të premte në “prime time” në televizionin “Nove” dhe i disponueshëm për transmetim në Discovery+, aktori italian Maurizio Crozza u përpoq të identifikonte me ironi momentin në të cilin u arrit marrëveshja mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama, për hapjen e dy qendrave për pritjen e emigrantëve në territorin shqiptar.

“Marrëveshja lindi këtë verë në Shqipëri, buzë detit. Aty lindi “shkëndija” mes të dyve – thotë humoristi italian duke shtuar: “ishte mes një spritz dhe një kikiriku që vendosi gjithçka. Ja ky aperitiv ka kushtuar 116 milionë euro pa përfshirë pijet”. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ca humorist leshi eshte ky…

    Me teper per te qesh ben humori i lodhur i Portokallise se sa ky!

    Ma daaai!

    Meloni kryeministrja me “si shpirt” qe ka pas ndonjehere Italia.

    Edi Rama po e po…

    Dhe pastaj keta inatcoret si keshilli i ndrikullave.

    Ma daaai!

    1. Jorgo non pensavo che cadesse così in basso. Cioè capisco i “patronazistet idiote” ma avevo una certa considerazione di te. Sepse ky lloj humori nuk eshte ber per ata dru me pre qe komentojne nga bodrumi i Fuges ama Fuga e kupton shume mire se çdo te thote dhe besome shefi i tij po idel tym i zi nga veshet. Rama e di se po e vene ne loje dhe po ja numerojne te gjitha ato qe dine per te. Gratteri ia tha cope se mafia shqiptare eshte e dyta ne Europe pas Ndragetes. Italiane po i kujtojne se Shqiperia eshte vendi me I korruptuar ne Europe. Spektaklet alla Nord Korea mi asfaltin e Rinasit me capaculet infermiere te Rames su a shet dot italianeve. Rama kujton se eshte usta por me itailanet nuk I shkon. Dhe ne fund ,kur dyshon se te tjeret mund ta kuptojne qe je bosh,mos fol qe ta konfirmosh dyshimin.

    2. Dhe pastaj këta incenetatorët , Mc.Gonigal,etj…… si këshilli i kryehajdutit të ministrave.
      Ma baaaaaaay !
      Në burg pallkara si do haj.

  2. Crozza është humoristi më i miri në Itali. Nuk se është i anshëm. Godet gjithë andej.Djathtas e majtas. Nuk bën dallim në emra deri në presidentë. Italianë e jo. Dhe në të vërtetë ka një satirë jo vulgare por kap thelbin e çështjes. Forca e tij artistike është imitimi dhe e bën në mënyrë të përkryer.

  3. po prokurori Italian qe tha qe mafia Shqiptare eshte e dyte ne Europe merite e rames nuk mund ti muhohet , zoti e hupte faren rames .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *