• |
ide | kryesore

Lajmi i mirë për kombëtaren, Asllani nuk ka probleme: mesfushori i Inter nesër me grupin

-Instant, Sport, Video
Asllani



Një lajm i keq, ai për dëmtimin e Ajetit dhe një më shumë se i mirë: Asllani nuk ka asnjë dëmtim. Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht sot përgatitjet për dy ndeshjet ‘finale’ ndaj Moldavisë, më 17 nëntor e Ishujve Faroe më 20 nëntor. Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Sylvinho ende nuk i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, por grupi do të kompletohet mbrëmjen e sotme. Asllani është i fundit që do të bashkohet me skuadrën: nesër.

Në këtë seancë të parë stërvitore, nën drejtimin e trajnerit Sylvinho janë stërvitur 8 lojtarë, nga 18 që kanë mbërritur tashmë në grumbullim. Të tjerët janë lënë pushim nga braziliani për shkak të impenjimit ditën e djeshme me klubet respektive në Europë. Kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestër, ndërsa më pas kanë dalë në fushën e lojës. Në bashkëpunim me ekipin kombëtar U-21, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbashkët.

KUSH NUK KA MBËRRITUR ENDE?

Lajmi i mirë, si thamë, është se Kristjan Asllani i është nënshtruar ditën e sotme kontrolleve mjekësore dhe ka rezultuar që nuk ka probleme fizike. Gjithsesi lojtari ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe pritet t’i bashkohet ekipit nesër. Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe së fundmi Jon Mersinaj do të bashkohen gjatë mbrëmjes me ekipin kuqezi. Lojtarët do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore vetëm ditën e nesërme.

Lexo më tej: Video/ “E kemi mundur vetëm ne”: Klaus Gjasula i kujton 2-0 e Tiranës Moldavisë

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Moldavisë. Pasditen e të enjtes do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore. Ndeshja Moldavi – Shqipëri do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau në Moldavi, duke nisur nga ora 18:00. Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku më 20 nëntor do të presin Ishujt Faroe. Ndeshja e fundit do të luhet në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’.

https://youtu.be/qnRBdBJEHpk



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *