• |
ide | kryesore

Video/ “E kemi mundur vetëm ne”: Klaus Gjasula i kujton 2-0 e Tiranës Moldavisë

-Instant, Sport, Video
Klaus



Klaus Gjasula e vlerëson ekipin e Moldavisë, duke theksuar se ka pësuar vetëm një humbje në këto kualifikuese. Por pikërisht në atë humbje, që jo rastësisht ja ka shkaktuar Shqipëria, mesfushori kuqezi vë theksin: “Ne e kemi parë të gjithë që Moldavia është një kundërshtar shumë i fortë. Nuk kanë humbur asnjë ndeshje, e kemi mundur vetëm ne në Tiranë. E dimë që ndeshja është shumë e rëndësishme si një finale. Të dy ndeshjet e radhës janë si finale për ne. E dimë që është ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi vetëbesim”.

Lexo më tej: Video/ “Fuqia jonë janë tifozat”. Arbnor Muja sfidon moldavët: “Nuk besoj se do kemi probleme”

Gjasula pastaj përshkon edhe njëherë rrugëtimin e jashtzakonshëm të kuqezinjve me teknikun Sylvinho: “Kemi zhvilluar një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe jemi gati për këtë ndeshje. Duhet të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati. Duhet të kemi vetëbesim dhe të vazhdojmë të punojmë si çdo herë. Jemi shumë të motivuar”, e mbylli prononcimin e tij Klaus.

https://youtu.be/dsE4kFGxwGU



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *