• |
ide | kryesore

Shembet tuneli në Indi, 40 punëtorë bllokohen brenda

Lajme, Planet



Dyzet punëtorë indianë janë bllokuar që nga e diela, pas shembjes së një tuneli rrugor në ndërtim në veri të Indisë.

“Të 40 punëtorët e bllokuar brenda tunelit janë gjallë. Ne u dërguam atyre ujë dhe ushqim” tha në një deklaratë Karamveer Singh Bhandari, komandanti i lartë i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Shembja ndodhi herët në mëngjesin e së dielës në Himalaje teksa një grup punëtorësh u larguan nga kantieri dhe mbërriti një ekuipazh zëvendësues. Kontakti i parë me të mbijetuarit është bërë përmes një mesazhi të transmetuar në një copë letër, por më pas shpëtuesit kanë arritur të kominikojnë duke përdorur pajisje radio. Ky tunel është pjesë e projektit të autostradës Char Dham, i projektuar për të përmirësuar lidhjet me katër zona hindu, ndër më të rëndësishmet në vend, si dhe me rajonet kufitare të Kinës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *