• |
ide | kryesore

Kaos te Tirana: Drejtori Sportiv Osmani largohet nga klubi, lojtarët kërkojnë mbledhje para stërvitjes

-Instant, Sport, Video
osmani



Te Tirana asgjë nuk është e qetë, pavarësisht se në këtë periudhë nuk ka ndeshje e bardheblutë vijnë nga tre ndeshje pa humbje. Çfarë nuk shkon? Ajo që Drejtori Sportiv Tefik Osmani nuk është më në detyrë, i njoftuar prej vetë atij në profilin e tij në Instagram. U shkarkua, apo vendosi të largohej, kjo mbetet për tu mësuar, sepse klubi nuk i kushtoi asnjë postim largimit të drejtorit të titullit të fundit.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani.

Lexo më tej: Hasani i shpëton fytyrën Ahmatajt: Tirana thyen 2-0 Teutën e kthehet te fitorja pas 3 javësh

Nga fjalët e thëna duket si një largim i paqtë, ndryshe nga ai i teknikut Orges Shehi, të cilin vetë Osmani në fillim të tetorit i tha të merrte çantën se ishte i shkarkuar. Largimi i Drejtorit Sportiv është një tjetër kolonë e shkëputur nga ajo skuadër që fitoi një titull kampion dhe i shkoi fare pranë të dytit radhazi, sezonin e kaluar. Një sinjal se gjërat janë ende në kaos në klub, që përforcohet edhe nga kërkesa e lojtarëve për një mbledhje të menjëhershme me trajnerin, përpara se të dilnin në seancën stërvitore të sotme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *