• |
ide | kryesore

Video/ “Gjithë jetën kritika kam dëgjuar”: Elseid Hysaj përgjigjet në fushë dhe paralajmëron Moldavinë

-Instant, F1, Sport, Video
Elseid



Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten e 17 nëntorit ‘finalen’ e parë të këtij muaji ndaj Moldavisë në transfertë. Një ndeshje që mund ta shohë Shqipërinë të kualifikohet në Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’. Në konferencën për media, Elseid Hysaj e bëri të qartë se nga Moldavia nuk dëshiron të dalë i mundur: “Është një ndeshje e rëndësishme dhe janë në skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve si Kombëtare”.

Moldavët kanë pësuar vetëm një humbje, edhe atë nga kuqezinjtë, autorë të një fushate kualifikuese fantastike. “Është një ndjesi e bukur kur kujtojmë ato momente të 2016, nuk mund t’i harrosh – tha Hysaj -. Shpresoj që t’i shijojnë edhe djemtë e tjerë dhe ne bashkë me shokun tim të vjetër Berishën. Është një kënaqësi, duhet të shkojmë atje me vëmendjen e duhur dhe të vijmë me fitore në Shqipëri”.

Lexo më tej: Asllani me grupin, mesfushori përballon ngarkesën: Sylvinho, stërvitja e parë me kontigjent të plotë

Hysaj në fakt është kthyer protagonist, duke shuar kritikat, sapo është vendosur në të djathtë të katërshes së mbrojtjes: “Kritika mund të kem sepse gjithë jetën kështu kam dëgjuar – tha Hysaj -. Por nuk është problem sepse rëndësi kanë rezultatet dhe ku jemi. Kemi mundësi të shkojmë në Europian dhe të shkojmë në Gjermani kjo është më e rëndësishme. Pastaj kritikat janë pjesë e lojës mund të vijnë dhe do të jenë aty gjithmonë.

https://youtu.be/gL2He7x8s54



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *