• |
ide | kryesore

Aksident hekurudhor në Serbi, 20 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident hekurudhor në Serbi, 20 të plagosur



Një aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Serbi ku një tren pasagjerësh është përplasur me pjesën e pasme të një treni mallrash.

Si pasojë e aksidentit rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur. Të dy trenat po udhëtonin nga Novi Sadi për në Bogojevë dhe përplasja ndodhi kur treni i pasagjerëve parakaloi trenin e mallrave dhe goditi vagonin e pasmë.

Sipas mediave serbe, shkaktar i kësaj ngjarje është bërë një gabim njerëzor.

Komunikacioni në këtë pjesë të hekurudhës është ndërprerë. Për udhëtarët e linjave të tjera është organizuar transporti me autobus.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *