• |
ide | kryesore

“Prova për të hënën”/ Urdhëri i rrethimit të Kuvendit nga Garda, Bardhi: Shtet autokrat i Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me rrethimin e sallës së seancave plenare me forcat speciale të Gardës. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e quajti të paligjshëm urdhrin e dhënë nga nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa nxori foton që tregon “provat” e Gardës për rrethimit e Kuvendit.

“Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.



7 Comments

  1. Shtet diktatorial është se të autokratit është tejkaluar. Kur të gjithë institucionet punojnë të gjitha jashtë ligjit do të thotë që është instaluar diktatura që po eleminon çdo ditë opozitën.

  2. Po pse beqaj dhe te tjeret ikin tek veni dhe sqarojne veten kurse ky nuk shkon. Ore ka ligj ketu apo po bere si i cmenur je i fal….

  3. Nuk ka nevoje te rrethohet parlamenti, por te arrestohen depudetet e opozites pervec atyre te

    Luzim Bashes qe po tregohen nje opozite progresive, konstruktive properendimore e proqeveriirare.

    qe po i sherbejne forcimit te demokracise dhe po kontribuojne ne forcimin e aleances strategjike

    me partneret tane te edhenj. Duke i arrestuar e nzjerre jashte ligjit leta ngaterrestaret foltoriste do

    ti benin nje nder shume te madhe demokracise shqiptare, dhe do ta pastronin nga keta delenxhij

    qe per disa gjoja te drejta te opozites po kthejne permbys parlamentin duke penguaj vijueshmerin

    e rregullt te seancave plenare dhe te atyre te komisioneve. Kujt i plasi se do ngelen pese-gjashte

    qintmije qytetare te paperfaqesuar, at nuk e meritojne perfaqesimin qe u japin voten ketyre qafireve.

    1. Po shoku qe ashtu eshte. Poshte opozita, poshte NATO, poshte imprializmi amerikan dhe reaksioni boteror, armiqte e kllases. Te na hajne mun te gjithe armiqte e jashtem e te brendshem. Rrofte shoku edvin me ti ne krie o shoku qe.

  4. O qe,qenke akoma në kohë të qepës. Të arrestohen të gjithë siç bëri Enveri që i pushkatoi të gjithë opozitarët në 47. Siç duket do të jeshë ndonjë bir o nip të dikujt që është marrë me arrestime e pushkatime.

  5. Qe,,,, qen bire kurve, mbeturine kuqalesh qe jeto ne demokracine e atyre qe ofendon, por per epoken e kurvit mendon.A ka shu si mendja jote, besoj jeni ju skorijet e shoqerise qe ringjallet e pushtuat demokracine e brishte, jeni ju bijet e kurvit qe me njemije te zezat hiqeni si demokrate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *