• |
ide | kryesore

Partizani me 9 lojtarë, Egnatia u ndal nga një super-Qirko: mbyllet me barazimin e fiksuar në 11 nëntor

-Instant, F1, Sport
Qirko



Ndeshja e ndërprerë në 11 nëntor mes Egnatias e Partizani, nuk e prishi barazimin 1-1 të fiksuar në ato 24 minuta, pas të cilave humbi jetën Raphael Dwamena. Dy skuadrat mbetën të bashkuara në krye me 27 pikë, në përfundim të ndeshjes së tyre për javën e 13 të Superiores. Të besuarit e Tetovës madje nuk arritën të përfitonin edhe kur Partizani e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pas daljes së Bytyçit e Prekës të dëmtuar, kur zëvendësimet ishin kryer. Qirko priti gjithçka të mundshme, por edhe Sherri nuk ishte më i pakët.

Me zëvendësimet e detyruara të minutës së 24′: Qirko për Hoxhën, Sembene për Buxhelajn e Isgandarli për Dwamena, dy skuadrat e patën të vështirë të gjenin ritmin. Pas një harkimi në zonë, Paulauskas tentoi të gjente golin me kokë në minutën e 27’. Pastaj Sembene provoi pa sukses 4 minuta më pas. Rasti më i mirë i pjesës së parë ishte ai i shtesës me Isgandarli e Mustën që u ndalën nga një super-Qirko.

Lexo më tej: FOTO/ Në fushë me fanellën e Dwamena: buqeta lulesh e këngë kushtuar ganezit të ndarë nga jeta në fushë

QIRKO E SHERRI PROTAGONISTË

Partizani luajti shumë më ndryshe në pjesën të dytën. Në raste, në të 47’ dhe 56’ Cara nuk mundi të kalonte Sherrin. Egnatia në vështirësi, por menaxhoi të mos pësonte, deri në minutën e 79’ kur të kuqtë luajtën me 10 lojtarë, për shkak të dëmtimit të rëndë të Bytyçit. Abilaliaj i kishte kryer zëevndësimet, por asgjë nuk ndodhi edhe kur lojën e la Preka, që nxorri supin vendit. Në fund Mensah gaboi i vetëm me portierin në minutën e 89’, ndërsa Qirko shpëtoi rezultatin në goditjen e harkuar të Joel.

Kështu, barazimi 1-1 i 24 minutave të para të tragjedisë së 11 nëntorit, mbeti në fuqi edhe kur Egnatia e Partizani riluajtën pjesën e mbetur të ndeshjes, si për të mos prishur paqen për Rafael Dwamena.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *