• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho provokues, flet portugalisht në intervistë: “Italishtja ime nuk është e mirë për disa koncepte”

Sport, Video
Mourinho



José Mourinho jep një shfaqje të vërtetë në fund të Sassuolo-Roma. Pas fitores së vështirë në Reggio Emilia, tekniku i verdhekuqve u paraqit para mikrofonave të Dazn, duke folur ekskluzivisht në portugalisht: “Italishtja ime nuk është e mjaftueshme dhe jo aq e mirë për të shprehur disa koncepte – ishin fjalët provokative të Special One, të përkthyera nga një përkthyes i vënë në dispozicion të klubit -. Një koncept që e kam nënvizuar tashmë është se stabiliteti emocional është thelbësor për të marrë rezultate”. Pastaj një tjetër shigjetim ndaj sulmuesit jeshilzi Berardi: “Për sa i përket topit që nuk i kthyem në fund, i thamë atyre të Sassuolo që për të marrë Fair Play duhet edhe ta japësh dhe ata në ekipin e tyre kanë një lojtar që i mungon loja e ndershme”.

Lexo më tej: Mourinho tallet me spanjollin e Lazios Pedro: “Mund të bënte not, hidhet si në pishinë”

“Dua të falënderoj pronarët dhe drejtorin Tiago Pinto që më mbështetën në 24 orët e fundit – vazhdoi Mourinho – Ishte një fitore e vuajtur, por e merituar. Edhe kur pësuam një gol, ne ishim skuadra më e mirë në fushë. Jam shumë i lumtur për lojtarët dhe për të gjithë tifozët tanë. Duhet t’i kushtoj një fjalë edhe ndihmësit tim Salvatore Foti, i cili nuk ishte sot aty, por që punoi shumë për këtë ndeshje.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *