• |
ide | kryesore

Arrestohet në Kosovë, Gëzim Çela

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arrestohet në Kosovë, Gëzim Çela



Arrestohet në Kosovë baroni i drogës, Gëzim Çela.

Ai ishte i shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

Aktiviteti i Çelës ka nisur pak më herët se në vitin 2014 kur në bashkëpunim me persona nga Kosova kanë krijuar një rrjet të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Kosovës dhe Shqipërisë për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën dhe më tej.

6 trafikantë mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas ranë në pranga të policisë nga një operacion ndërkombëtar antidrogë, i zhvilluar më 15 gusht 2023 në det të hapur rreth 18 milje larg Lagunës së Patokut, falë një sinjali që erdhi nga Mali i Zi.



2 Comments

  1. Qdo i dyti ne Shqiperi merret me drogen,ose enderr ka drogen per tu pasuri,bile Te merresh me drogen sot ne Shqiperi eshte krenari ,mburrje…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *