• |
ide | kryesore

David Villa dhe rrëfimi që i bëri portierit Reina për gruan e tij në Euro 2008: “Nuk duhet të ta thosha”

Sport
Reina



Kombëtarja spanjolle dominoi futbollin për disa vite, duke fituar, mes viteve 2008 dhe 2012, dy kampionate evropiane dhe një Botëror. Ky, në fakt, është një fakt i ditur, por ajo që nuk dihet është një prapaskenë interesante. Protagonistë ka qenë David Villa, por ishte Pepe Reina ai që e zbuloi në mikrofonat e Movistar Plus.

ZBULIMI I VILLA NË LIDHJE ME GRUAN E REINA

“Para finales së Euro 2008 (1-0 për La Roja me firmën e Torres) kisha David Villa përballë – tha portieri spanjoll –. E pashë të çuditshëm dhe e pyeta se çfarë nuk shkonte. Ai mu përgjigj: ‘Shoku, nuk duhet të ta thosha por gruaja jote po lind. Më thanë mos ta them, por duhet ta bëja'”.

Lexo më tej: “Duroja cdo ditë gjestet e ledhat e David Villa”: New York City hap hetimin e brendshëm

“MOMENTE QË NDAHEN”

“Mu desh të telefonoja gruan time – vazhdoi Reina -. Këto janë momente që jetohen dhe ndahen. Për mua, një dhomë zhveshjeje e shëndetshme ka shumë përfitime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *