• |
ide | kryesore

Arbitri i Inter-Sociedad kapet nga kamerat me të shkruara në dorë: ja çfarë mbante shënim Scharer

Sport
Scharer



Imazhi i arbitrit të Inter-Real Sociedad, zviceranit Scharer, me të shkruara mbi dorë ka zgjuar kureshtjen e shumëkujt. Duke analizuar pamjet zbulohet se kjo është metoda e tij për të shënuar kartonët e verdhë.

Inter-Real Sociedad është tashmë histori, siç është edhe Grupi D i Champions, ku ekipi bask përfundoi përpara zikaltërve. Një ndeshje mjaft e bllokuar (rezultati final 0-0) por që pa një skenë të veçantë. Arbitri i ndeshjes, zvicerani Scharer, kishte të shkruara në dorë.

Në fakt, pamjet kanë evidentuar dorën e arbitrit kryesor të ndeshjes me shkrime mbi të. E ishte normale që shumë të ngirinin pyetjen se cili ishte motivi. Duke analizuar pamjet u kuptua se bëhej fjalë për kartonët e verdhë gjatë ndeshjes.

“PROVA TV”

Në fakt, nëse e bën imazhin të palëvizshëm, mund të shihet se si Scharer e ka ndarë pëllëmbën e dorës në dysh: në njërën anë ka shënuar I dhe në tjetrën RS. Në hapësirën e Real Sociedad mund të lexohet edhe numrin 5, ai i Zubeldias që ishte ndëshkuar me karton të verdhë për një faull ndaj Thuram. Kështu, është e kuptueshme që bëhet fjalë për taktikën e arbitrit që të ketë gjithmonë në dorë listën e kartonëve të verdhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *