• |
ide | kryesore

“Burrat të stërviten nga gratë? Po çmendemi më duket”: Sneijder nuk përmbahet, plasin polemikat

Sport
Sneijder



Një grua që drejton një ekip meshkujsh? Tema po diskutohet shumë në Angli dhe Holandë. Veçanërisht anglezët po mendojnë për uljen e mundshme në pankinën e Tre Luanëve të Sarina Wiegman. Trajnerja aktuale të ekipit anglez të futbollit për femra, do të merrte kështu vendin e Gareth Southgate pas kampionatit Europian. Mbi këtë cështje ka qëndrime kontradiktore. E Wesley Sneijder, i ftuar i një programi në një TV holandez, ka shprehur mendimin e tij për këtë temë. Mendime që sidoqoftë janë të destinuara të shkaktojnë polemika.

Lexo më tej: Anglia gati për ndryshimin historik: një grua në vend të Southgate në pankinën e Anglisë

Fjalët e ish-lojtarit të Inter padyshim që bënë bujë: “Për mendimin tim po e ekzagjerojmë – tha Sneijder i lindur në vitin 1984 nga Utrecht -. Ndoshta gjërat kanë ndryshuar tani, por nëse mendoj për veten time në dhomën e zhveshjes, nuk mund të mendoj kurrë të stërvitem nga një femër. Me gjithë diskutimet, më humoristike, që derivojnë me këtë. Nuk kam asgjë kundër femrave, por mendoj se po çmendemi nga pak. Kam dëgjuar të thonë që duhet ta provojmë, por them ‘pse ta provosh pikërisht tani?’. Nëse ndodh, në rregull, por ne po merremi me të tepër në këtë fazë. Unë mendoj se tashmë është e tepërt të flasësh. Le ta lëmë të ndodhë natyrshëm. Ndoshta do të ndodhë ose ndoshta jo: shtytja që ajo të ndodhë menjëherë mendoj se është vetëm kundërproduktive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *