• |
ide | kryesore

Vendoset për “fatin” e Berishës/ Policia “gardh” te dera e Kryesisë para nisjes së protestës së opozitës

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme pritet që Këshilli i Mandatave të vendosë mbi “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë opozita do të jetë në protestë te Kryesia e Kuvendit, në të njëjtën orë që do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit. Mësohet se brenda godinës ndodhen gardistë të shumtë, të cilët ashtu si edhe efektivët e policisë janë të pajisur me maskë kundragaz.

Në të gjitha daljet e tij publike, ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e thirrur nga opozita, edhe pse përkon me të njëjtën orë me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, nuk ka aspak lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij.

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë në gatishmëri edhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta. Krahas protestës të së hënës, opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten, ku me gjasë socialistët do të votojnë në seancë plenare dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.

Paralelisht me këto zhvillime, 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke u kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.



4 Comments

  1. E mendova sapo e pashë një skenë të tillë, që kur të afrohej Berisha afër litarit do t’i bëja foto. Kam qëndruar aty, e kam pritur, dhe kam realizuar shumë shkrepje ndërkohë që ai ka qenë duke iu afruar litarit. Doja të fiksoja pamjen e tij përpara litarit. Pak a shumë në foto e kam dhenë këtë, por në momentin kur koka do korrespodonte me lakun, një bodigard mu afrua dhe më shtyu fort. Nuk arrita të bëja dot foton finale”

  2. Me siguri fotografi ores 10,33, kete koment e ka si enderr, mbase nga babai tij ndonji kriminel, ose i hedhur ne tregun e komenteve per dy aspra servilepo kopile.A kupton ky komentues se sa shpirt lig e bastard , ngjashmeri kafshe komunizmi,, na dashka te shika litarin ne qafe, O bushter, prodhim i poshtersise, bajge e shoqerise, ne cstad jeton, nga vjen more oplnge e qelbur, kjo lloje krimbash e prishin shoqerine, por si ky, keta ky sekt i kodosheve ka, e i kemi kudo, disa shprehen, disa spiunojne, i kane ndare detyrat, trashegimeria ne gen, andaj, kjo sere e ketyre duhet te shkulen e te permbysen cdodomosshmerisht, me kesi horrash vendi gjithmone ne sherr e percarije do veje, pa asimiluar ata, si mendim e si kafshe , me kete politike percarese urryese, anti kombetare, kurre nuk do kemi perparim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *