• |
ide | kryesore

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë se 140 zyrtarë dhe organizata dhe ka përmirësuar disa rregulla, që Moska i ka përdorur për të anashkaluar sanksionet e mëparshme.

Paketa e re e sanksioneve, e miratuar nga Këshilli Evropian të hënën, fokusohet në ndalimin e diamantëve me origjinë ruse, imponon import shtesë dhe ndalon eksportet në Rusi, si dhe kërkon të luftojë anashkalimin e sanksioneve.

Ky është raundi i 12-të i sanksioneve, që Bashkimi Evopian ka vendosur ndaj Rusisë, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainë pothuajse dy vjet më parë. Presidenti ukrainas Volodymyr ZelenskYy shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për vendosjen e masave të reja, duke thënë se ato do të “ndihmonin me të vërtetë në luftën e Rusisë kundër vendit të tij.



4 Comments

  1. ….dhe nafta dhe gazi rus vershojn ne evrope bile dhe nepermjet ukraines. sanksionet jan per klysht e vegjel si puna kti tonit qe thote lepe peqe per cdo gjo.

  2. Po si ska,…..ne mes tyre eshte konflikti i bandave per territor PS dhe PD,…..zani çaushi i çoles. me dosjen tropoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *