• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të martë: Kthjellime dhe vranësira të lehta

Lajme, Të fundit



Këtë të martë pritet një rritje e mëtejshme e vlerave barike. Kjo do të sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin verior. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovë. Më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore ndërsa vranësirat do të përqendrohen në zonat Lindore të Kosovës. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës duke rrezikuar momente me flokë dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por edhe mesdita sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme nga Veriperëndimi i Europës duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 – 2 gradë C si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë paradites por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Europa

Pothuajse i gjithë kontineti europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht me diell paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore ndërsa si pasoje e prezencës prej disa ditësh të një një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Lindje të Europës, vendet e Europës Lindore, rajoni i Balltikut si edhe pjesërisht Europa Qendrore do të kenë reshje shiu e dëbore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *