• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza

Lajme, Planet



Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nuk ka arritur kompromis për vendimin që synon përshpejtimin e ndihmës humanitare për Gazën dhe ka shtyrë edhe një herë votimin për rezolutën që bën thirrje për një “pezullim” të armiqësive në territorin palestinez.

Më pak se dy javë pas vetos së SHBA-së, votimi, i shtyrë disa herë që nga e hëna, ishte planifikuar për të mërkurën, thanë disa burime diplomatike, ndërsa negociatat vazhdojnë për t’i mundësuar Këshillit të flasë me një zë.

Teksti i fundit në tryezë u hartua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bën thirrje për “një pezullim urgjent të armiqësive për të lejuar akses të sigurt dhe të papenguar për ndihmën humanitare, si dhe masa urgjente drejt një ndërprerjeje të përhershme të armiqësive”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *