• |
ide | kryesore

Si do të qe arrestimi i Berishës, nëse do ishim një vend i lirë

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sidomos pas 21 janarit, tragjedisë së Gërdecit, vjedhjes spektakolare të mandatit të Bashës për Tiranën, të shumtë kanë qenë ata që kanë shpresuar se do vinte një ditë, kur drejtësia e lirë dhe e pavarur e këtij vendi do ta detyronte Saliun të përgjigjej para saj. Imagjinatës idealiste për drejtësi, veç këtyre ngjarjeve të fillim shekullit, i shtoheshin edhe ato të mandatit të parë si president, që nga burgosja politike e Fatos Nanos, zhdukja e Remzi Hoxhës e deri tek urdhrat për dërgimin e ushtrisë kundër protestuesve në jug të vendit, gjatë vitit të tmerrshëm, ‘97.

LEXO ME TEJ:

Dyshimet/ Kuvendi thotë “PO”, Berisha drejt arrestit në seli 

Më në fund, dita e arrestimit të tij erdhi, por jo ajo e një procesi të drejtë dhe të ndërshëm.

Që ai të qe i tillë kërkohej që parlamenti, ti’a kish hequr imunitetim përmes një seance solemne dhe serioze, me detyrimin për ta dëgjuar të akuzuarin dhe për të debatuar rreth tij. Mbledhja surrogato 5 minutëshe, në një sallë të mbushur me gardistë ishte një turp.

Që ai të ishte i tillë do të duhej që SPAK mos i dredhonte përmes kalkulimesh perverse detyrimit ligjor për të kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit pa paraqitur prova.

Që ai të ishte i tillë, Gjykata Kushtetuese nuk duhej të zbythej përpara trysnisë së pushtetit, por të respektonte esencën e ekzistencës së saj. Prej saj pritej të vendoste, nëse kleçka nga e cila nisi e gjithë kjo zallamahi, pra interpretimi nëse detyrimi për paraqitje dhe kufizimi i mos daljes jashtë, konsiderohen apo jo, heqje e lirisë së deputetit.

Që ai të ishte i tillë, gjykatësja Irena Gjoka, e shkarkuar nga ish presidenti Berisha, nuk do duhej të kish qenë në konflikt interesi.

Që ai të ishte i tillë, GJKO nuk mund të caktonte avokat kryesisht, dy karagjozë militantë të rilindjes, që e kishin shpallur ende pa ndodhur, arrestimin e Berishës dhe skadimin e epokës së tij.

Pra, po të bëjmë një bilanc të asaj që ka ngjarë këto dy muaj, Berisha po arrestohet, si pasojë e një zinxhiri shkeljesh, pasaktësish, tërheqjesh dhe përkimesh fatkeqe. Ai po goditet, pa pasur mundësinë e një seance të denjë parlamenti; nën tredhjen e gjykatësve të kushtetues për të dhënë vendim; me një SPAK që e interpreton ligjin në dëm të të hetuarit; me një GJKKO që nuk kujdeset të mos jetë në konflikt interesi; me avokatë të vendosur kryesisht që e duan të prangosur klientin që supozohet të mbrojnë.  

Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni

Pyetja që shtrohet është: a mund të goditet një ish president dhe kryeministër, aq më tepër lideri aktual i opozitës, përmes procedurash dhe vendimesh kaq të dyshimta dhe të diskutueshme? A mund të ndodhë kjo pa një kordinim mes njërëzve të politikës dhe drejtësisë, që “si rastësisht” përkuan të zhvillojnë procese gjysmake dhe plot gropa?

Çdo variant i përgjigjes së këtyre dilemave i forcon dyshimet për një farsë të ngritur politikisht. Për një gjueti shtrigash që ndëshkon personin pa bërë drejtësi.

Që gjykimi i Berishës të ishte bindës, i drejtë dhe ekzemplar, ai nuk duhet të kishte lënë, në asnjë segment të tij, qoftë edhe hijen më të vogël të dyshimit. Por me sa duket nuk ka qenë ky qëllimi i atyre që e ideuan. Atyre i ka interesuar linçimi i personit dhe jo drejtësia në emër të shumicës.

E kështu, në fakt, po, do të kënaqen të gjithë ata që e kanë ëndërruar Berishën në burg. Do shfryhen epshet për hakmarrje të disave dhe kalkulimet politike të të tjerëve. Por ama një teatër i tillë, nuk mund të paqtojë shpirtrat e naivëve, që besonin, deri para vitit 2013, se do agonte një ditë kur Saliu do të përgjigjej ligjërisht për akuzat që mban mbi shpinë. 

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Në vend të kësaj, përndjekësit e tij, po i dhurojnë Berishës shansin e një proces politik, duke e vënë, jo në rolin e atij që jep llogari, por në atë të viktimës që ka alibi.  

Ata nuk duan ta gjykojnë por ta mposhtin Berishën, duke dëshmuar se sistemi i ri që kanë ndërtuar është më i fortë, më i pamëshirshëm dhe më pervers se ai që ngriti njeriu që tani po bëhet gati të ulet në bankën e të akuzuarve. 

©Lapsi.al

 



76 Comments

  1. Bushat shkrimi eshte i mire .
    Dikush qe eshte njelloj si Berisha ,i marre dhe dinak do te mund ta perballonte kete karagjoz demokracie hajdutesh.
    Berisha ngeli njeriu anti ligj dhe anti shtet te tjerat jane garniture.
    Por nuk duhet te harrojme qe Rama eshte rrahur shume keq nga Berisha dhe dita i vjen.Ai tha– jam rrahur une apo ju dhe firmosni aty.
    Nje dite do perballesh me pasqyren tende.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Bushat, mos bëj si i zgjuar!

      Nqs do të ishte kaq e lehtë, ashtu si thua ti në pjesën e parë të shkrimit, pse edhe pas 10 vitesh pa pushtet të Berishës, edvini, qeveria, gjykatat, amerika nuk arritën të formuljnë akuza me gjasme faktet që nënvizon ti?!
      Të duket vetja se je më i zgjuar se të gjitha at pushtete, individë e institucione?!

      Berisha MORALISHT ËSHTË PËRGJEGJËS , PËR SHUMË DHE MË SHUMË SE SA PËRMEND TI, por ligjërisht prej 10 vitesh nuk mundën ti ngrejnë qoftë edhe një akuzë të vetme ligjore!

      1. Kjo histori është përtej Berishës si individ. Jemi në një kaos të pamenduar, të një njeriu që është vetë në një kaos edhe juridik dhe individual që është vetë zoti Rama.

        Kemi një parlament i cili lejon prokurorinë t’i përcjellë një kërkesë jashtë procedurës jashtë kushtetutës të paligjshme. Kemi një prokurori që pranon nga parlamenti i cili është me dy standarde si ai i mëparshmi i Saimir Tahirit.

        Kemi një Gjykatë Kushtetuese e cila nuk përmbysh detyrën por i thotë ‘po’ shefit duke mos shqyrtuar edhe atë që është e qartë dhe nuk ka nevojë për shqyrtim por meqë i shkoi kërkesa ta kishte pranuar.

        Pyetja thelbësore është pse me kaq nxitim, kujt po i mbaron koha, kush ka nevojë të fitojë kohë dhe çfarë po ndodh që duhet të prodhohet një vendim dhe ku duhet ta çojnë?

        Para pak ditësh Charles McGonigal ka ndejtur rreth 7 orë para agjentëve federalë duke rrëfyer mëkatet e tij të lidhura me çështjen Deripaska në Nju Jork.

        Deripaska ka investime në Shqipëri, ka biznese në Shqipëri, ka puse nafte, ka rindërtim, në këtë dosje duhet ta themi se po përmende fjalën amerikanë të fiken dritat dhe të lënë të mbarosh fjalinë, në këtë dosje përmendet djali i presidentit Biden, Hunter Biden që thotë që Duçka është djal i mirë dhe e paguaj unë.

        Ajo që ka prodhuar dëshmia e Charlit ato lotë kur ka dalë nga pyetësori nuk kanë qënë lotë gëzimi ka qënë një histori që ka shumë ngjarje brenda. Në 26 shkurt është seanca për dosjen e Shqipërisë.

        Është seancë për të dhënë vendim por Charli do të dëshmojë edhe për gjetjet e departamentit që ka hetuar çështjen.

        Ne kemi të paktën 5 dreka e darka me Edi Ramën që pas rrëfimit të bashkëjetueses së McGonigal se kushtojnë nga 10 mijë dollarë secila.

        Ne kemi 50 mijë dollarë dreka dhe darka ushqim të zotit Rama.

        Të gjitha takimet e Ramës me McGonigal janë të regjistruara të përgjuara, bisedatat që ata kanë bërë për privilegjet, për porositë, për të hetuar opozitën dhe për ti përfshirë ata në listën e ‘non gratës’ që varionin nga 600 mijë dollarë deri në 3 milionë dollarë dhe këto histori tashmë do të çojnë edhe te ato të fshehta deri tani të ruajtura për të cilat do të ndihet i zbuluar në shkurt.

        Dhe për t’ju thënë amerikanëve që po u prodhoj unë një vendim të padrejtë, të shpejtë, drejtësie në Shqipëri, që Berisha është në hetim është akuzuar për korrupsion, drejtësia e pavarur shqiptare po vepron, kjo drejtësia që kontrollohet nga kompania e pusetave.

        Ka një nxitim për të prodhuar një vendimmarrje të kësaj drejtësisë të re që po sillet në mënyrën më të paligjshme të mundshme në këto 30 vite të drejtësisë.

        Dëgjova zotin Dumani që deklaronte se kemi thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile. Shoqëria Civile në Shqipëri në këto 10 vitet e fundit mbahen me projektet e fondacionit Soros dhe të Fugës së shtypit të Ramës.

        Kjo është një sinjal anshmërie. Jemi duke hyrë në vitin e katërt të kësaj dosje të pretenduar dhe s’kemi një akuzë zyrtare.

        1. Po te ishte ne nje vende tjeter ku drejtesia nuk ndikohet nga politika Sali Berisha do kishte vite qe do ishte arrestuar

        2. Mire e ke kapur filmin e McGonigal. Nese nuk do qe skandali i tij zor se do i vinte keq njeriu per Berishen. McGonigal po shkon ne burg dhe me lot ne sy per te mbuluar deshtimet e turpshme te operacioneve te fshehta te ndertuara keq dhe mbi korrupsion ne lidhje me ballkanin me bashkepuntor kryesor Ramen. Mendoni se nje zyrtar i tille i FBI vjen ne Tirane per korrupsion diten per diell pa dijeni te perfaqesise ne Tirane??? Kushdo ka qene ne prezence te hapur ose jo ne ate periudhe ka pergatitur dhe mbeshtetur veprimet e McGonigal ne Tirane e gjetke ne ballkan. Ato i kane bere ato sherbime nen mbulese gjysme zyrtare per te perfituar parate. McGonigal eshte viktima qe e pesoi nga e dashura. Por sa e sa te tjere neper DASH e Langley po mbulon kete e di vetem ai. Jo me kot i ofruan marreveshje sekrete por qe gjykatesi, jo Irenka jone, ua hodhi ne hale. Jane keta te korruptuar ne Washington me ndikimin e tyre ne SPAK medoemos e duan Berishen brenda nke sahat e me pare. Per vete dhe per hir te bashkepuntorit te tyre Rame.

          1. Politika e jashtme amerikane???

            Berisha!?

            Po jo o trap . Nuk eshte problem non grata fare.
            Amerikanet skane komplekse fare. Berisha eshte njeriu i tyre, kundershtari ka leke dhe lobon, do e haje shume shpejt, sa kane pare anerikanet si rama. Ka plot afrika azia amerika latine lindja e mesme Balkani, lidhja me ramen eshte e dobet mbahet ne kembe artificialisht nga lobingu

            Loja sapo ka filluar.
            Asnje ne perendim nuk i ka qejf autokratet qe fusin ne burg kundershtarin.
            Rames i kane vene kryq prej kohesh. Aq shume leke ka hudh Rama sa te fitoje kohe . Por shume pak kohe. Lali Erit do ja zhyse ose do ta haje vete. .

            Berisha eshte ne pushtet ne 2025

        1. I paemër 22/12/2023 te 08:12 – Asnje ne perendim nuk i ka qejf autokratet qe fusin ne burg kundershtarin thote i paemri fanatik i ores 08:12. A nuk e futi ne burg Berisha Nanon 30 vite me pare?

          1. Je tu fol për një ngjarje ne 1993. Sapo kish rënë perdja e hekurt. Shqiperia nuk kish pervojë demokratike . Dhe perendimi e denoi burgosjen e nanos Dhe per te qene fair, nuk e futi berisha në burg. Nano kish vjedh dhe e futën kundershtaret e vet ne ps, ruçi e ish sigurimsa i nxorrën të palarat e dosjes së nanos dhe po ata gjyqtare te enverit e denuan në të gjitha shkallët.

            Por ju sufllaqet i dini gjerat pjeserisht

    2. Edhe me Berishën në gijotinë, plebejtë kurrë nuk do të bëjnë shtet! thotë:

      Edhe me Berishën në gijotinë, plebejtë kurrë nuk do të bëjnë shtet Nga Pranvera Shehaj – 12:58, 21/12/2023

      SPAK apo SKAP? SPAK apo KAPS? Njëjtë sikur të pyesësh, rilindasit e kuq, apo të kuqtë e Rilindjes? Pak rëndësi ka, njëjtë mbeten të kuq. Po ashtu, njëjtë mbetet institucioni më flagrant i skemës që shpërfaq qartësisht Matt Palumbo në librin e tij ‘The man behind the curtain”: zhdukja e një kaste me pretendimin e të qenurit e korruptuar, për ta zëvendësuar me një tjetër kastë jo vetëm të korruptuar, por edhe të nënshtruar.

      I korruptuar, apo i korruptuar i nënshtruar? Shqiptar i korruptuar, apo vemje ambasade e nënshtruar që korruptohet me premtimin e pushtetit që me votë të bindshme kurrë nuk e arrijnë? Të ndryshme janë vemjet aktuale në politikën shqiptare: vemje të reja që as me miliona euro, nuk zunë dot vend në politikë; vemje të shoqërisë civile që edhe në krah të ambasadorëve, sërish nuk i kanë këllqet të flasin për parti, por të mekur guxojnë deri tek të quajturit lëvizje; vemje që s’di pse krijimin e partisë në Shqipëri e kalojnë përmes udhëtimeve në SHBA; vemje brenda të djathtës që burracakërinë e pamundësisë për t’u bërë liderë, e shfrejnë tek teza e qarkullimit të elitave; vemjet në pushtet që po përdorin cdo mekanizëm për të zhvatur prona private; dhe në fund janë vemjet klasike, trashëgimtarët e etërve, që të dështuar në mjetet politike për asgjësimin e kundërshtarit politik, u dhemb zemra nga pluralizmi, dhe kapin përmes SPAK-ut të kapur kundërshtarin politik, duke asgjësuar opozitën shqiptare. Pak janë ata që kanë kuptuar skemën e zhdukjes së një elite për ta zëvendësuar me një tjetër, sepse pak lexojnë, pak kuptojnë, pak nuk hanë symbyllurazi cfarë u shtrohet në tryezë, pak janë ata që dyshojnë edhe rrobat e trupit të vet, pak kuptojnë përtej rrogës mujore të skamur ose të kamur. Masa e tillë është, e tillë ka qenë, e tillë do të mbetet.

      Një ish-kryeministër, një ish-president, një-ish kryetar dhe kryetar opozite si Berisha, liderit të partisë më gjithëpërfshirëse të së djathtës në Shqipëri, partisë demokratike të tij në kuptimin më absolut të fjalës, sa e dorëzon deri e mposht heqja e imunitetit dhe hedhja në dhëmbët e SPAK-ut? Kë godet përtej Berishës dhe kë favorizon asgjësimi politik i Berishës kur është e sigurt gati si vdekja se partia e lindur si lajmëtar i pluralizmit në Shqipëri, asgjësohet me Berishën. SPAK ishte aty, edhe kur në krye të aksionit opozitar të demokratëve ishte kasta e deputetëve të rinj, filizave perëndimore.

      Përse tani, pas plot një dekade largim nga pushteti? Së pari, sepse Rama e ka të mbyllur cdo derë shitblerjeje me partinë demokratike të udhëhequr nga Berisha. Rama gjen kuaj troje sa të dëshirojë brenda demokratëve, por duke mos patur asnjë mekanizëm pushteti opozitar në dorë, kuajt e Trojës, të shumtë aktualisht në PD, nuk hyjnë në punë, por vazhdojnë të mbajnë ison herë si kritikë të Berishës, herë si përcarës të brendshëm, herë në krah të Berishës me shpresën se do u hiqet qafe vetvetiu. Së dyti, mekanizmi është i tillë: për të zhdukur elitën aktuale shqiptare, e trashëguar që prej viteve 90‘ djathtas, dhe për ta zëvendësuar me një të djathtë të kamufluar, – që në fakt shërben vetëm si kamuflazh i një sistemi të paktën bipolar, por që në ideologji dhe komandë epërore është uniformësisht e majtë, – duhet të zhduken të pabindurit, cikli i të cilëve është i përfunduar. Së treti, pa emër në fletë votimi, pa komisionerë, pa vëzhgues, i paregjistruar në KQZ, të marrësh 500 mijë vota në një kohë kur hija e zezë e demokratëve të tradhëtuar rrinte si qyqe mbi besimin e demokratëve tek partia e tyre, është e tepërt, është e frikshme, është anti-sistem, është anti-kontroll, është anti-projekt. Së katërti, qeveria e përbashkët me kocka të hedhura të djathtëve nuk ishte vite dritë larg dinjitetit politik të Berishës dhe marrëdhënies që ai ka patur historikisht me demokratët. Së pesti, gjithcka pret: milionat e eurove qe vazhdojnë ikin në drejtim të paditur nga inceneratorët presin, Butrinti pret, fëmijët e vrarë të landfill-eve presin, pronat e jugut qe po u shqyhen pronarëve me gjykata të stilit SKAP presin, drejtorët e burgjeve presin, drejtorët e policive narkotrafikantë presin, tenderat e vjedhur të rrugëve që po shuajnë cdo ditë shqiptarë presin, tenderat e BE-së që i përpijnë ministret presin, mbyllja e dyerve nga BE pret, gjithcka ne tryezën e SKAP pret. I vetmi aksion që nuk pret është asgjësimi i të pabindurit, malësorit të pagdhendur, zhdukja gjithëdimensionale e Berishës. Zgjedhjet po vijnë, copëtimi i opozitës nuk mjaftoi sepse 500 mijë vota një emri pa asnjë mekanizëm zgjedhor, është e frikshme.

      Një njeri që nuk bën pazare me moralin personal, me interesin publik, me besimin e deleguar, nuk është në linjë me sistemin. Berisha, lideri që në gjithë vitet e udhëheqjes së Shqipërisë nga e djathta, firmosi arritjet më absolute të Shqipërisë demokratike në integrimin drejt BE dhe arenën ndërkombëtare: prej marrëveshjes së stabilizim asocimit, hyrja e Shqipërisë në NATO, lëvizja e lirë në zonën Shengen, etj., për të mos folur për reformat ekonomike dhe taksën e sheshtë që cuan në dyfishimin e të ardhurave, rrogave dhe pensioneve, trefishimin e eksporteve dhe investimeve te huaja. Ky lider nuk i duhet plebejve.

      Nën cilin pushtet kryqëzohet një ish-kryeministër për një ligj për ish-pronarët të miratur 20 vite më parë, me të cilin me votë të lirë fitoi zgjedhjet në vitin 2005? Nën cilin pushtet, gjyqësori nënshtron parlamentin? Nën cilin pushtet roli i opozitës caktohet nga mazhoranca? Nën cilin pushtet ministra të përfolur masivisht për trafik ndërkombëtar dhe vrasje iniciojnë asgjësimin e Berishës? Nën cilin pushtet, shantazhohet përmes korrupsionit transnacional lideri i opozitës? Nën cilin pushtet përdoret gjyqësori për të asgjësuar të vetmin politikan që guxon të përmendë me emër dhe mbiemër cdo bandë kriminale të përzier me pushtetin? Nën cilin pushtet, sulmohet me paterica ndërkombëtare, ai që ndërkombëtarët e quajtën: burrë shteti?

      Gjithcka ndodh vetëm nën pushtetin e plebejve. Nën pushtetin e plebejve, ky vend ekzekutoi, arrestoi dhe internoi frimëtarët e Aktit të Pavarësisë. Nën pushtetin e plebejve, ky vend pushkatoi dhe arrestoi shumicën e kryeministrave të tij. Nën pushtetin e plebejve, ky vend kaloi në protektorat të manjatëve me ideologji psikopatike të ekstremit të majtë. Nën pushtetin e plebjeve, ky vend u zbraz, u shkretua, u mohua. Nën pushtetin e plebejve, cdo arritje e Berishës dhe demokratëve në rrugëtimin drejt BE, u ndal deri në pikën që si rrallë shtete të rajonit, bëri regres. Sepse edhe me Berishën në gijotinë, dështimet dhe arritjet e tij nuk i fshin dot historia. Edhe me Berishën në gijotinë, plebejtë sërish, s’do dinë të udhëheqin, s’do dinë c’është shteti. Plebejtë, me apo pa Berishën në politikë, do të mbeten plebej. Plebejve, as gijotina e Berishës, nuk ua mëson dot c’është dinjiteti njerëzor, c’është nderi njerëzor e politik, c‘është vizioni, c’është fisnikëria. Edhe me Berishën në gijotinë, plebejtë, sërish do të njollosin historinë e kombit, si dikur, edhe sot, edhe nesër, kurrë nuk do të dinë të bëjnë shtet.

      1. Po te ishte ne nje vende tjeter ku drejtesia nuk ndikohet nga politika Sali Berisha do kishte vite qe do ishte arrestuar

      2. Sa i mençur dhe me edukate ky koqja i rrames i ores 18 :49. Yt pleh! Mundohesh te fyesh te tjeret se pse thone mendimin e tyre.Nese ke llogjike kundershtoje, por ti llogjike nuk ke sepse je plebej je ushtar i paguar. Sa me shume muter si ti te kete vendi aq ma e larget eshte drita per kete vend te vjedhur, shqyer shkaterruar e tradhtuar!

  2. YMER KELLIRA SONTE NE DARKE DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN :ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS -KOL KYCI SONTE DO TE MASTURBON LIVE NE ABC-news thotë:

    YMER KELLIRA SONTE DO JA FUS KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT MUT VELIUT , KAR BOLES BOLINO ,KRESHNIK SPAHIUT DRITAN HALE-e DHE DENIS MINGES

    1. THJESHT O BUSHAT KA ZBATUAR URDHERAT QE TE DUKET BURRE I MIRE MAFIES QE I SHERBEN,,,, PASTAJ 21 JANARIN KUSH E KRIJOI TI E DIN SH MIRE QE EDI RAMA E ORGANIZOI E TE TJERAT JANE GJERA QE NDODHIN KUDO KANE NDODHE NGA GABIME NJEREZORE E DO thotë:

      BUSHAT THJESHT RAMA KA PLOTESUAR URDHERIN QE I KANE DHENE ,,,,TE GJITHE E DIME SA I ZHYTUR NE MUT ESHTE I VETEAFRUAR NE PISLLIQET E PLANETIT VESHTIRE SE DEL DHE PSE DO TE ARRESTOJE BERISHEN NE FUND AI E DIN SE MAFIA QE I SHERBEN I FUT NJE SHTYTJE POR TANI U DUHET KY KLLOUN ME SHUME. NGJYRA ,,,,

  3. Vetem nje satrap mund te bejne keto karagjoslliqe.,jo dua,jo sdua ,kushtetut me lahut.
    Oh sa paska vjedhur sa frika Po e ha te gjalle.
    Shtet banditesh.
    Tani qe Kane bere para te vjedhura therrasin-mos ikni rrini ne Shqiperi ,qe ti sherbejne ketyre hajduteve.
    Ishalla ikin te gjithe qe te ngele pasaniket,
    Rrumpalle.

  4. ARRESTOHET YMER KELLIRA :POLICIA E KAPI YMERIN DUKE HA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT thotë:

    YMER KELLIRES I MBAN GOJA ERE MUTI PRANDAJ NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER SE E TRONDITE YMERI

  5. Bushatit i ka mbetur Berisha dhe Beleri në gojë. Mirë do ishte ti takoje të dy në burg. Të dy janë vrasës të Shqiptarëve, të çertifikuar të tillë. Historia do ju regjistrojë të tillë.

    1. Vrases i certifikuar eshte Edi Rama 20 000 viktima nga mungesa e shendetesise me koronavirusin . Skishte asnje sherbim per popullin por leket e ppp shkonin tek vilma
      U be bombula flori e shkuar floririt.

      Ca pret popull kurve

  6. Unë kam qenë gazetar që kam mbështetur opozitën dhe të kam ndihmuar të dalësh nga bataku ku fute vendin dhe veten pas vitit 1997. Besoj të kujtohet kur të kam gjetur në zyrë me 2 të natës, me dritë të fikur nga frika, me gruan që nuk e dije ku e kishe, me fëmijët që të ishin arratisur në Itali dhe me Genc Pollon në paradhomë që tallej me frikën tënde. Besoj e mban mend kur më ke ngelur në dorë më 1 të natës, natën që Edi Rama u bë për herë të parë kryetar bashkie në Tiranë dhe m’u desh të thërrisja tët bir të të jepte “ilaçin” që të mban Liria në sirtar për tu ngjallur.Njelloj si salihu arrestoje Nanon

  7. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU E TALLIN KEQ ZAGARIN E MJERUAR POSHTERUAR SHQELMUAR DHE FRUSTRUAR SEXUALISHT YMER KELLIREN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE KAR BOLES BOLINO E MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI.al

  8. Bushati ka te drejte. Berishes po i bejne nder duke e trajtuar keshtu. Po i lene hapur mundesine per tu reabilituar neser apo pas shume vitesh ne histori. Ai e meriton 10 here te shkoje ne burg, per shqepjen e shtetit ne vitet 91-97, si ne opozite edhe ne pushtet. Per zghedhjet e majit 96. Per 97. Per 98. Per Ferdecin dhe 21 Janarin. Per vepra korruptive shume me te medha se kjo e klubit Partizani. Per nxitjen dhe perkrahjen e zaptimit e shkaterrimit te prones me efekt edhe 100 vite te tjera. Por keta po e denojne si Nexhmijen per kafe, qe neser ta harrojne te gjithe. Kjo sepse keta jane bashke ne vjedhje dhe nen rrogoz mbrojne njeri-tjetrin, thjesht bejne teater per popullin dele. Fakt eshte qe pas kaq vitesh nuk ka asnje politikan te larte te denuar vertete, me prova e fakte te qarta per te gjithe. Asnje qindarke e vjedhur e rikuperuar, perkundrazi, vjedhja vazhdon.
    E vetmja e mire e kesaj gjeje eshte precedenti, pas kesaj SPAK mund ti kufizoje lirine e me pas te arrestoje cilindo politikan te doje. Shpresoj qe Rama tja kete futur vetes me kete.

      1. Sa i mençur dhe me edukate ky koqja i rrames i ores 18 :49. Yt pleh! Mundohesh te fyesh te tjeret se pse thone mendimin e tyre.Nese ke llogjike kundershtoje, por ti llogjike nuk ke sepse je plebej je ushtar i paguar. Sa me shume muter si ti te kete vendi aq ma e larget eshte drita per kete vend te vjedhur, shqyer shkaterruar e tradhtuar!

    1. Jo mo jo
      Vertet gje e mirë?

      Për kë ??

      Për ramën dhe veliajn

      Aaaa ok!

      Ti ça fiton??

      Ik ha sufllaqen o trap funksional

    2. Dufllaqe nuk eshte precedent eshte si ti doje trapi ramës

      Precedentet nuk respektohen për kundershtaret e ramës. Kishte precedent tahiri por kuvendi nuk e respektoi, as gjykata kushtetuese nuk e respektoi as ligjin dhe as precendetet e meparshem se 1/5 te deputeteve.

      Ik sufllaqe se ka ndeshje

      1. I doli fjala asaj fallxhores që në qershor tha:
        Në fund të këtij viti Berisha vdes.
        Si e gjeti, mor shejtanka.

  9. Në mendimet e tij si familiar i devotshëm mund të ketë ngecur një ide e tillë si mburoja e fundit për të afërmit e tij;

    Në mendimet e tij heroike mund të jetë çimentuar një ide e tillë si shërbimi i fundit që i bën PD së tij…
    Vetëm se, si me byzylyqe, si i mbyllur në shtëpi, si i mbyllur në birucë, si i (vet)mbyllur në Tufinë, Berisha nuk i hyn më në punë askujt.

    As partisë. As shoqërisë. As kujtimeve. Ndoshta vetëm hakmarrësve…dhe historisë, si paralajmërim për të singjashmit e tij.Salihu te ka perdhunuar trute o mjere

  10. Ai theksoi se “berishizmi” është një derivat i enverizmit në Shqipëri.

    “Berishizmi është një derivat i degraduar i enverizmit në Shqipëri. Është faza finale e enverizmit në Shqipëri, dhe i ka të gjitha tiparet e enverizmit, por vetëm se është një stad më i degraduar i enverizmit. Berishizmi është enverizmi i fundit në Shqipëri”

    1. Mendoj se Berisha po vuan pasojat e gabimeve dhe te fajeve te tij, por fatkeqesisht, po i vuan per dicka qe nuk ka faj. Fajet e Berishes jane te shumta dhe nje nder me kryesoret, mendoj se ishte zgjedhja e Bashes, nje dembeli te patru, ne krye te PD. U zgjodh ky person ne krye te PD nga Berisha, sepse gabimisht mendoi qe ky njeri do i nenshtrohej ngaqe ishte nje qenje amorfe interesaxhie dhe pa identitet. Por kjo qenje pa identitet, i mesuar te marre çdo gje dhurate, ishte nje qenje e gatshme te shitej dhe te shoste kedo per perfitime personale. Pa shkuar me tej me Bashen se nuk ia vlen te merresh me te, duhet te shohim gjeopolitiken dhe sotuaten nderkombetare dhe kryesisht ate ne SHBA. Vitin e ardhshem jane zgjedhjet presidenciale ne SHBA. Trump ka shance te medha qe te rizgjidhet pas nje mandati supert te deshtuar te Biden dhe republikanet dihet qe do mbeshtesin Berishen. Ne kete kontekst, Berisha duhet goditur sepse ata qe do ikin ne SHBA, duhet te dalin fitimtare ndaj Berishes dhe te mos ekzistoje as me e vogla mundesi qe Berisha te rikthehet fuqishem si me 11 dhjetor. Nga ana tjeter, Rama nepermjet McGonigal, ka cenuar rende sigurine e SHBA. Me 26 shkurt 2024 eshte gjykimi per kete çeshtje dhe nga ai moment, Berisha do ishte nje kandidat potencial per te fituar zgjedhjet ne Shqiperi. Amerikanet, kuptohet qe nuk e duan Ramen, por natyrisht nuk mund ta pranojne as Berishen te cilin e kane sanksionuar dhe te cilin as republikanet nuk mund ta rehabilitojne duke iu kundervene politkes se jashtme te shtetit te tyre. Republikanet nuk mund te pranojne nje deshtim ne politiken e jashtme, qofte ky edhe i kundeshtareve demokrate e ne kete rast, i japin mundesi opozites shqiptare qe “te krijoje” nje lider tjeter per te zevendesuar Ramen tashme te marre fund. Ne kete menyre, duke perdorur SPAK-un, kryetarin e te cilit e zgjodhen vete, si dhe nje aleance fluide me Ramen (ky i fundit e ka tmerr Berishen sepse eshte i vetmi qe i del perballe dhe mund ta thyeje e t’i heqe qindra milione euro qe perfiton nga te qenit ne pushtet) qe shpreson te perfitoje te pakten amnistimin e krimeve te kryera ndaj Shqiperise dhe shqiptareve dhe ne rastin me te mire te fitoje, nenkupto te bleje pa pasoja, nje mandat te katert. Ne kete kontekst, jam plotesisht dakord me analizen qe ben Bushati. Veç kesaj, duhet pare nese do arrijne ta thyejne Berishen, i cili ka dhene mjaftueshem prova se nuk dorezohet dhe nese do ndodhe e njejta gje si me Nanon qe u burgos ne fillimvitet ’90.

  11. E rendesishme eshte qe berishizmi mori nje goditje te madhe me eleminimin politik te Berishes. Te analizosh mjetet qe u perdoren per eleminimin e Berishes eshte qesharake qesharake se Berisha per tja aritur qellimit te tij si moster politikan qe ishte i perdorte te gjitha mjetet antidomokratike e antiligjore. Bushat boll qave me lot krokodili per berishizmin fillo te artikulosh se si do jete e ardhmja e mercenareve te Berishes te cilet do duhet ne radhe te pare te mbijetojne politikisht e pastaj te qajne per berishizmin. Ata i shoh si karikatura politike qe sot ngjajne shume me enveristet e plakur e te lodhur menderisht. Njerez qe nuk kane nje pike moral politik. Njerez refuzoheni berishizmin eshte nje e keqe per kombin.

  12. Është e kotë të diskutojmë se si do ishte arrestimi i Berishës në një vend të lirë. Njëherë e keqja kryesore nuk jemi vend i lirë. Jemi përsëri në diktaturë për ironi nga një shtet që pjesa dërmuese është riformuar me njerëz të rinj të arsimuar nëpër botë. Po të ishte vend i lirë Berisha nuk do merrej fare nën hetim e aq më keq në arrest shtëpiak. Dhe kjo që po ndodh është e krahasuar vetëm me Rusinë e Putinit. Fatkeqësisht!!!

  13. YMERIT I KA NGORDHE NJE QEN GOJE SE PO I MBANE GOJA ERE QELBESIRE MUTI,PRANDAJ E TALLIN KEQ ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU FATOS LUBONJA DHE ANDI BEJTJA thotë:

    YMERI EDHE KETE VITE DO JA FUS KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT MUT VELIUT KAR BOLES BOLINO KOL KYCIT KRESHNIK SPAHIUT DHE SKENDER MINXHOZIT

  14. Bushati ka nje konflikt te brendshem mendimesh me vetveten sepse nga njera ane don te rrexoje ramen por nga ana tjeter nuk don qe te ngrihet berisha.
    Nuk duan ta gjykojne thote por duan ta mposhtin.
    E ku ka menyre me te mire per ta mposhtur sesa ta gjykojne dhe ta denojne per ato krime qe berisha sipas bushatit paska bere?!
    Nje gje eshte e qarte si drita e diellit, nese nuk faktojne krimet e berishes, ai fiton,
    Ai fiton nese e burgosin,
    Ai fiton nese humb zgjedhjet ne 2025,
    Ai fiton nese e largojne me dhune nga politika.
    Se perse qeveris akoma rama ti e din bushat, por sic duket nuk ke per ta kuptuar kurre realisht pse fiton berisha.

  15. Berisha e cilëson dhunën të papranueshme. Ai siguronte se kurrë nuk do të bënte këto veprime kundër asaj që ai e quante tempullin qendror të shtetit.

    Por faktet flasin vetë, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe, opozita ka tentuar të bllokojë punimet e Kuvendit duke ndezur zjarr dhe hedhur gaz lotsjellës për të mbrojtur imunitetin e Berishës i cili akuzohet për korrupsion.

  16. Ajo që e bën te nxituar dhe që mund te nxjerrë blof Berishën është versioni që gjykata mund ta shpallë të pafajshëm Berishën dhe këtu pastaj skenari i tij do të zhvlerësohej e tretej si kripa në ujë. Pra meqë jemi në këtë rrafsh supozimi, shtrohet pyetja: nëse Berisha shpallet i pafajshëm, është Edi Rama ai që ka urdhëruar pafajësinë e tij apo gjykata?! Se i bie të falënderojë Edi Ramën publikisht pastaj për avokaturën falas që e shpëtoi nga burgu.

    1. O legeni Bushati! “Ditet e errta te sundimit te Berishes”? qe kishte pothuaj te gjitha pushtete” jo aq sa rama apo jo pusht? Sa i paftyre qe je! Nuk eshte e rastit qe doçi i doçit nuk te permendi ty ne çjerrjet e tije kunder gazetreve Peka eRakipi. Kjo do te thote se ti do lehesh per te dhe kunder Berishes…. Ahhh leket te pjerdhin menjen, te vjedhura apo jo nuk ka rendesi per ty dhe per shme te tjere intelektu hale te tjere.Nuk kane rendessi parate e vjedhura per Ismael Kadare’ qe u isht i pari tek hajduti, jo me ti e te tjere, qe hoqi pas vetes kandidati i perjetshem i nobelit qe nuk do e mare kurre. Bile qe kur eshte ne pushtet doçi, (me vota te vjedhura) Kadare nuk ka thene gjysem fjale per Kosoven, qe e ka pas ne qender te aktivitetit tije si i letrave qe ishte. Asnje fjale per vjedhjet kolosale te tufes, asnji fjale per rinine qe iken nga vendi, asnji fjâle per ekonomine, per varferine etjetj. Siç thone gjirakastritet:- Ja ngopen bithe n me para dhe e mbylli per jete. Nxjerr nganjehere plaken e tije qe thote pa pike turpi e pa u skuqur fare : Shqiperia me mire se tani nuk ka qene kurre! Ketu dalim tek thenia e Napoleonit: “Njerzit me karakter te dyshimte shiten te gjithe, varet se ç’fare çmimi i vene vetes.” Tung o media kenete!

  17. Pse vertete nuk e kupton Andi se Berishes po ja kthejne mbrapsht nderin e denimit per kafe te Nexhmijes dhe Byroisteve. Denimi per klubin partizani eshte tamam denim per kafe.

  18. YMER KELLIRA DUKE JA VJEDHUR FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE IK DHE JA FUT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE ALEXANDER VUCICIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH DENIS DYRRNJASE FRRYL CYPIT MUT VELIUT KAR BOLES BOLINO DHE KOL
    KYCIT

  19. Nano mund të dënohej sa herë që të donte shefi i presidencës, që kishte në duar gjithçka dhe, me këmbëngulje të pazakontë, mori mbi vete të gjitha atributet që i joshte monizmi, për të qenë njëri nga bllokistët e djeshëm nën petkun e demokratit të djathtë.

    Sidoqoftë, pavarësisht nga fati personal i Berishës dhe i familjes së tij biologjike apo politike, opozita duhet të ringrihet.

  20. Si do të qe arrestimi i Berishës, nëse do ishim një vend i lirë!!!!!!!!Po te ishim nje vend i lire sot nuk do kishim ceshtje berisha.Nuk do kishim nje kryeminister qe po masakron shqiptaret.11 Janari do kish futur ne burg ramen,velin, kupolen e rilindjes,shume analiste dhe media,moderatore dhe papagall ne mbrojne punedhensin e tyre te tyre ne varesi te anes qe jane.Nese sdo kishim nje lavire prokurore si ina rama dhe pervers president si topi,sdo kishim kater viktima.21 janari do kish filluar me ate qe realizoi demostraten e pergjakshme te 21 janarit,do fillonte arestimi sipas ligjit i atyre qe benin thirje mblidhuni qelbesira te rrezojme rendin kushtetues,edhe 13 mije te vdekur te kete do e rrezojme berishen,te arestoheshin koka e organizimit te kesaj demostrate,edi rama,do arestohej shkaku ,ose me sakte sebepi i kesaj demostrate,ilir meta vidjua e 700 mije eurove .Dhe pasi su be kjo nga topi -ina rama,duhej te arestoheshin keta te dy ,qe mosveprimi i tyre i beri organizatore te kesaj masakre te 21 janarit.Po Bamir Topi Ina rama kishin ne sirtar te dy bashke skenarin e demostrates dhe veprimet qe do te kryenin menjehere pasi te beheshin vrasjet.Vrasjet ishin planifikuar nga rama.Basha kish rolin e egzekutorit,topi-ina kishin gati skenarin e eleminimit te kupoles se PD ,Berishes dhe gjithe idhtareve perkrages se tij ne pushtet,jo Bashes se bashes i qe premtuar qe atehere PD -ja si kryetar i saj.ku aty ishte dhe fillimi i rekrutimit te bashes nga rama,si nje agjent i infiltruar brenda kupoles me te larte te partise demokratike , Pasi te kryeshin arestimet e te gjitheve atyre me larte ,nga njerez te rinj ne drejtesi dhe te paperlyer ne pislleqet politike dhe te liderveve te saj ,do vinte edhe ndjekja penale e berishes,ndofta jo per 21 janarin,por kish boll zullume nga pushteti i tij.Keshtu .Zoti Andi B ushati ,PYETJES TUAJ; Si do të qe arrestimi i Berishës, nëse do ishim një vend i lirë…PERGJIGJIA ESHTE:Sdo kishim ceshtje Berisha sote.

  21. Ata që i kanë qëndruar përballë, nuk kanë asnjë detyrim moral dhe politik ndaj Sali Berishës, sepse t’i thuash të vërtetën liderit apo udhëheqësit është akt i guximshëm, ndërsa t’i lëpihesh dhe t’i shkosh nga prapa drejt shkatërrimit të pakthim, me shpresë se do të fitojnë pas rënies së tij, është poshtërsi dhe amoralitet i madh.Shpellkari e byroisti terra i fundit ne Foltoren e salihut serbitvrases mundohet te na tregoje perrallat kur salihu ja tregonte kur mami e vendoste ne djep,salihu me ju kopila kete pune ka bere dhe sot kur salihu ka ngordhur duhet ndihma juaj e ceceneve kopila te keryre viteve.

  22. Prokuroria ka kërkuar masë sigurimi arrest në shtëpi, duke argumentuar se individi nuk ka respektuar dhe në këtë linjë, gjykata do të vendosë për pranimin e kërkesës së Prokurorisë”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.

  23. Do të mjaftonte vetëm paragrafi i parë i këtij shkrimi të Bushatit, për të analizuar mendësinë e tij politike kontradiktore.
    Pasi ka pohuar se Berisha në të dy mandatet e tij, si president e kryeministër , ka bërë një politikë “totaliste”, këtë mendim të tij e shvlerëson vetë me cilësimin “imagjinatë idealiste për drejtësi”
    Faktikisht ka qenë vetë Z.Bushati, një ndër korifejtë më të zellshëm mediatikë, me “imagjinatën e tij idealiste për drejtësi”, që e ka gogolizuar Berishën, që nga “arrestimi prej tij” i liderit socialist Fatos Nano.”zhdukja” e Remzi Hoxhës, urdhëri i ushtrisë për të masakruar në Shqipërinë e Jugut “iedalistët enveristë” në vitin e mbrapshtë 1997 e deri tek 21 janari apo Gërdeci.
    Këto janë të gjitha akuzat që i janë bërë Berishës gjatë këtyre 32 viteve të tij në politikë.
    A është vërtetë Berisha që e “arrestoi” Nanon, apo ishin vetë socialistët që tentuan ta largonin ate nga politika ?
    Si qëndron e vërteta me të famëshmen histori të zhdukjes së Remzi Hoxhës me të cilën ka tre dekada që abuzohet ?
    Mesa mbaj mënd, pasi tashmë është një histori e vjetër e pa zbardhur, Remzi Hoxha ka qenë viktimë e dy oficerëve ish sigurimsë, që vazhdonin të punonin në organet e SHIK-ut , që të mësuar me metodat sadiste të ish Sigurimit, , ai ju ngeli në dorë gjatë torturave.
    Është interesant fakti, se të dy këta kërkuan strehim politik në Britaninë e Madhe e ndonëse u kërkua ekstradimi i tyre për në Shqipëri, ata u “mbrojtën” nga drejtësia britanike.
    Sa për vitin e mbrapshtë 1997, nuk është aspak e vërtetë që Berisha dërgoi ushtrinë për të shtypur protestat e Jugut, siç vazhdon të mashtrojë propoganda enveriste.
    Është plotësisht e vërtetë që Berisha duke mos njohur ligjet e ekonomisë kapitaliste, gaboi rëndë duke i konsideruar piramidat si fillesat e bankave private, por ama nuk ka asnjë fakt që ai të ketë përfituar vetë para nga piramidat.
    Përkundrazi, ishin socialistët që erdhën në pushtet me kundër revolucionin e 97, që i pëtlanë paratë e ngelura të piramidave, ndonëse kishin premtuar që do ti kthenin.
    Nuk ishte e rastësishme që organizatorët e firmave piramidale, ishin . kryesisht efektivë ushtarakë të ish ministrive të mbrendëshme e asaj të mbrojtjes.
    Ishin përsëri kësisoj oficerësh që krijuan formacionet luftarake të “vullnetarëve të Enverit” e pasi i hapën dyertë e depove të armëve, armatosën “popullin komunist” për të përmbysur regjimin “fashist” të Berishës.
    Për të kuptuar se cilët ishin viktimat e 97-ës, mjafton të përmendim rastin e krimit sadist të një militante enveriste vlonjate, që është filmuar duke i pirë gjakun një oficeri të vrarë të SHIK-ut.
    Në vënd që drejtësia “idealiste” ta kishte dënuar rëndë këtë kriminele për gjestin e saj sadist, socialistët na e futën edhe në parlament si deputete.
    Sa për “21 janarin” e “Gërdecin”, viktimat e të cilave i ngarkohen Berishës, do të mjaftohesha vetëm me pyetjen retorike :
    Kujt ju interesonte të ndodhnin këto dy ngjarje, qeverisë Berisha apo opozitës socialiste ?

    1. BUSHATI PO PERGATIT VETEN PER NDONJE POST NDOSHTA DHE AMBASADOR NE QEVERINE RAMA 3-4 NE QOFSHA E GABUAR KOHA TREGON POR DHE SHKRIMET E TIJ TE PERDREDHURA FLASIN SHUME,,
      BUSHAT FILLO PASTRO PUCRAT E FYTYRES DUKESH SHUME KEQ DHE LIRO BELIN NGA DHJAMI ,,

  24. Salihu te shkoje te jape shpjegime ne gjykate,kjo eshte ajo qe duhet te bej nga sot e deri kur ti vij ngordhja o shpellkari cecen i ores 21:17,nuk eshte kollaj te besh ligje vetem per dhendrin dhe argiten per 19 kulla,nuk eshte kollaj te besh ligje per djalin se si ai te kontrabandoje arme te vrase kosta trebicken per ti mare bizsnesin e tij,trusti i geshtenjave klani mafioz i tropojes qe cdo gje ti kaloje zenit tani se fundi dhe boronicat kalojne nga zeni i ketij klani,se fundi me lejen e rames mori dhe ndertimin e kulles me te larte plot 64 kate ky salih serbi i zenit,prandaj salihu mori dhe damken e perjetshme personale dhe familjare non Grada,ky eshte fundi i nje komunisti doktor ne politikanin vrases qe ka kaluar ky vend ne mbi 100 vjet shtet.Ja dhe nje skifter e cecen i malokut ser salih karaxhicit qe ben nje tollovi per krimet e salihut meret me komunistat e shikut qe vete salihu krijoje ne ato vite,maloket ne qytet,shqiperia ne rrezik.

  25. Sali Berisha është në antikohën e tij, ka qenë që kur humbi zgjedhjet e 2013–ës. Mospranimi i këtij fakti nga vetë ai, e shtyu Partinë Demokratike në një agoni njëdekadëshe, e cila ia humbi fuqinë për t’u përballur me kundërshtarët, duke e mpirë dhe fragmentarizuar. Sot, trashëgimia e tij e pasur politike, mbyllet me fundin e padëshiruar që një lider mund të ketë. Ky fund nuk është arresti, as akuzat, as SPAK-u, fundi i pakëndshëm është vetmia.

  26. mirëpo, në thelb, një gjë e tillë tregon karakterin e vërtetë dhe egoizmin e sëmurë të Berishës, i cili, në dallin, nga tradita e shqiptarit, nuk ia ndien për fëmijët e vet; në dallim nga tradita e shtetarit, nuk do t’ia dijë për vendin e vet (Shqipërinë), dhe, në dallin, nga çdo politikan i arsyeshëm, nuk do t’ia dijë për organizatën e vet (PD-në).

  27. “Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika. Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të nejrëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij

  28. E gjithë retorika e tij dhe inskenimi i dialogut që bën me publikun, përqendrohet tek fakti që “ai nuk e lëshon PD”, që “ai do ta drejtojë atë dhe nga qelia më e thellë”, që “ai do të jetë deri në vdekje kryetari i partisë”, që “familja e tij ka të drejtë të jetë trashëgimtare e partisë”, që “asgjë nuk e ndal atë nga të qenit kryetar”

  29. As tek Enver Hoxha, as tek Hitelri, ata bënin ligje, por nuk silleshin me Kushtetutën në këtë mënyrë”, tha Sali Berisha që ka patur miqësi dhe ka album fotografik me të gjithë ish-udhëheqësit komunistë. Nga Hysni Kapo, tek Ramiz Alia e Enver Hoxha.

  30. Si gënjeu Berisha për Irena Gjokën? E riemëroi gjyqtare 6 muaj pas shkarkimit,hakmarrje nga nano qe salihu e burgosi per politike dhe nje dore ja ka dhene ky avokati gjokutaj ish prokuror i serbit salih.

  31. “Kur thuhet se nuk e pranon ligji duhet të thuash dispozitën se nuk lejohet. Të gjithë janë ruajtur me policë te dera. Tani po e dëgjojmë për herë të parë se nuk duhet. Pashë vendimin e gjykatës që thotë të ruhet me policë. Vendimi i gjykatës është më i fortë se ligji. I dëgjoj këta, këta s’kanë fare kulturë ligjore. Vendimi i gjykatës thotë këtë këtë… por problemi qëndron se nuk e kanë shkelur asgjë në funksion të ligjit asnjë të drejtë nuk është shkelur.”

  32. SHIKONI ME KUJDES CFARE THONE OLIGARKET;Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n. Oju vrafte zoti o pushtetare vampira.Oju vrafte zoti o oligarke ganibal.Oqelbesira te ndyre po punonjesve shqiptare ju jepni 400 euro maksimuni.Shihni cfare pagese ju bejne te huajve.Kjo verteton ato zera qe thone keta duan te shpopullojne shqiperine nga shqiptaret dhe ta mbushin me te huaj.Shikoni cfare stimulimi ju bejne te huajve te botes se trete,qe te popullojne vendin e shqiptareve.

  33. Berisha iu ishte drejtuar demokratëve me thirrjen “O sot, o Kurrë”, edhe ditën e sotme ata i dhanë një leksion të merrituar: Kurrë më me Sali Berishën!

  34. “Kodi i procedurës penale përcakton se kush është mënyra e ekzekutimit të kësaj mase sigurie. Në këtë rast Berisha duhet të ishte në burg, ku nuk do kishte as akses në telefon as akses te familjarët, por do kishte mundësi vetëm të dilte për ajrosje. Gjykata Prokuroria janë treguar goxha tolerantë me Berishën,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *