• |
ide | kryesore

“Çfarë ka në xhepat e Bremer?”: Juventus publikon videon tallëse ndaj rivalëve për rinovimin me mbrojtësin

Sport, Video
Bremer



Juventus ka dashur të celebronte rinovimin e Gleison Bremer deri në vitin 2028 me një video ngacmuese në rrjetet sociale. Një kërkesë e thjeshtë i bëhet brazilianit: të tregojë se çfarë ka në xhep. Prej aty nis ngacmimi për sulmuesit e mëdhenj të Serie A.

BREMER, BARDHEZI DERI NË 2028

Juventus blindon mbrojtjen e tyre me rinovimin e Gleison deri në vitin 2028. Qendërmbrojtësi brazilian, gurthemeli i fazës mbrojtëse të teknikut Allegri, rinovoi zyrtarisht dje edhe për tre vite të tjera, duke u betuar për besnikëri ndaj bardhezinjve. Heshtin kështu zërat që e donin Bremer në Premier League në përfundim të këtij sezoni.

Lexo më shumë: Juventus blindon mbrojtjen: Bremer, rinovon deri në vitin 2028 me pagë ‘kampioni’

ÇFARË KA NË XHEPA?

Për të festuar rinovimin e mbrojtësit me tifozët e tyre, Juventus ndau një video në rrjetet sociale. Në të, klubi i kërkon lojtarit të tregojë se çfarë ka në xhep.

Braziliani fillimisht nxjerr çelësat e makinës (natyrisht Jeep), më pas portofolin dhe në fund telefonin e tij. Pikërisht aty mund të shihen pamjet e mbrojtësit kundër Milanit dhe Napolit, me Bremer që bllokon Leao dhe Osimhen, duke iu referuar thënies së famshme të mbrojtësit që fut sulmuesin në xhep.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *