• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lajme, Të fundit
parashikimi, mot i kthjellët



Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë. Do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 -2 gradë °C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *