• |
ide | kryesore

Gjyqi ndaj Berishës/ Mëngjesi: Kemi dorëzuar me postë kërkesën tjetër për përjashtimin e Irena Gjokës

Lajme, Të fundit



Avokatët e Sali Berishes, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme.

Duke folur për mediat, Mëngjesi tha se sot ka marrë vendimin e parë të gjykatëses Rudina Palloi për refuzimin e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

Ndërkohë, Mëngjesi tha se ka njoftuar sekretarinë për kërkesën e dytë të nisur me postë.

“E kemi dërguar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares në formë që parashikon ligji. Tani erdha për të tërhequr vendimin. Sapo mora vendimin e parë të Rudina Palloit për refuzimin e përjashtimit. Tani njoftova sekretarinë për kërkesën që kemi nisur me postë. Por pres marrjen e provave mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën”, tha ai.



2 Comments

  1. GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Sali Berishën.

    Bëhet me dije se Berisha ndodhet në shtëpi dhe ditën e sotme nuk ka dalë nga banesa.Ka nje jave qe nuk fleh naten ky burre pis qe po lahen haqet e te vrareve e te djegurve ne gerdec,vjedhjet miliarda eurove neper toka e ndertime shtuar ketu drogen qe qarkulloje 2005-2013 me grupin e gatshen te Lumneshit ne lazarat dhe muli qe i ruante gjate udhtimit me mak e shtetit dhe ne fund do vuaj ate qe i beri fatos nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *