• |
ide | kryesore

Ancelotti, pas Blancos… asgjë: “Real Madrid do të jetë pankina ime e fundit”

Sport
Ancelotti



Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë për zgjedhjet në lidhje me të ardhmen e tij, pas rinovimit zyrtar të kontratës me Real Madrid deri në vitin 2026: “Kam pasur kontakte me presidentin e Cbf dhe dua të falënderoj Ednaldo Rodrigues. Interesimi i tij më bëri të ndihem krenar, por gjithçka varej nga mënyra se si do shkonin gjërat me Real Madrid – nënvizoi trajneri italian në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Mallorca –. I jam mirënjohës, por në fund gjërat shkuan ashtu siç doja unë”.

Ancelotti më pas dha lajmin që nuk duhet t’i ketë pëlqyer admiruesve të tij të shumtë. Tekniku italian pohoi se Real do të jetë skuadra e fundit që do të drejtojë në karrierën e tij: “Do të jetë pankina ime e fundit, e konfirmoj, edhe nëse nuk e di sa kohë do të qëndroj aty. Mund të jem ende aty pas vitit 2026, varet nga rezultatet… Kështu që shpresoj të jem atje edhe në 2027 dhe 2028”.

Lexo më tejZyrtare, Ancelotti rinovon me Real Madrid: Brazili mbetet ‘me gisht në gojë’

Nënshkrimi i kontratës, sipas fjalëve të tij, nuk ishte rezultat i një negociate veçanërisht komplekse: “Ishte gjithçka shumë e thjeshtë, jam shumë i kënaqur. Jam i lumtur që vazhdoj punën si trajner i Real. E jam krenar për faktin se klubi donte të vazhdonte të punonte me mua. Unë gjithmonë kam thënë se nuk e kisha me nxitim rinovimin, por nëse klubi ka zgjedhur ta bëjë këtë në mes të sezonit, ndoshta është sepse ata janë të kënaqur me punën që po bëjmë të gjithë së bashku. Këtu ajo që ka rëndësi është fitorja e ndeshjeve dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë pas këtij rinovimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *